Polemika për klipin e ri të Sia, këngëtarja kërkon falje
Videoklipi i fundit i këngëtares Sia Furler, ai i quajtur “Elastic Heart”, ka shkaktuar polemika të mëdha në rrjet. Klipi, i cili zgjat pak a shumë 5 minuta, është kërkuar që të censurohet me pretekstin se tregon Shia LaBeouf dhe Maddie Zeigler në një marrëdhënie intime shumë të papërshtatshme.
Edhe pse historia në klip mbështetet tek marrëdhënia e një babai dhe vajzës së tij, nuk është kuptuar aspak si e tillë, madje është keqinterpretuar.
Sia kërkon falje
Këngëtarja Sia, pasi u informua në lidhje me polemikat e shumta, për tu dhënë fund atyre, postoi një shkrim në rrjetin social “Twtter”.
“Edhe pse kisha frikë se mund ta quanit si pedofili, mund t’ju them se Maddie dhe Shia ishin të vetmit aktorë/balerinë, që mund ta interpretonin një skenë të tillë. Kërkoj ndjesë për të gjithë ata që u ndien të sulmuar nga klipi. Qëllimi im ishte te krijoja një marrëdhënie emocionale, jo të ofendoja dikë”.