☀️
Tiranë 23°C · Kthjellët 24 Shtator 2026
S&P 500 7,689 ▼0.22%
DOW 51,334 ▼0.35%
NASDAQ 26,798 ▼0.51%
NAFTA 94.40 ▲2.43%
ARI 4,300 ▼0.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056
₿ CRYPTO
BTC $84,769 ▲ +0.99% ETH $2,691 ▲ +1.56% XRP $1.5213 ▲ +0.5% SOL $116.1700 ▲ +2.62%
S&P 500 7,689 ▼0.22 % DOW 51,334 ▼0.35 % NASDAQ 26,798 ▼0.51 % NAFTA 94.40 ▲2.43 % ARI 4,300 ▼0.42 % S&P 500 7,689 ▼0.22 % DOW 51,334 ▼0.35 % NASDAQ 26,798 ▼0.51 % NAFTA 94.40 ▲2.43 % ARI 4,300 ▼0.42 %
EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056
24 Sht 2026
Breaking
Kronika

Policia aksion në Tiranë, vihen në pranga 8 të kërkuar për krime të rënda, armë, drogë dhe vjedhje

Policia e Tiranës ka zhvilluar një operacion të posaçëm për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, duke vënë në pranga 8 shtetas të dyshuar apo të dënuar për vepra të ndryshme penale, nga krimet e rënda dhe armëmbajtja pa leje, te narkotikët, vjedhja dhe falsifikimi i dokumenteve.

Gjatë kontrolleve, njërit prej personave të kërkuar për trafik narkotikësh iu gjet dhe sekuestrua edhe një sasi Cannabis Sativa.

Njoftimi i Policisë:

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda kundër Personit dhe Pronës:

-në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, vunë në pranga shtetasin K. T., 39 vjeç, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

-në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, vunë në pranga shtetasin E. B., 31 vjeç, të dënuar me 2 vjet burgim për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, vunë në pranga shtetasin N. M., të dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 vunë në pranga shtetasin S. V., 18 vjeç, të kërkuar për llogari të DVP Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, vunë në pranga shtetasin K. Xh., të dënuar me 3 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3:

-në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, vunë në pranga shtetasin R. L., 26 vjeç, të dënuar me 3 muaj burgim, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”. Nga ky dënim shtetasit i kanë mbetur për të vuajtur 1 muaj dhe 3 ditë burgim,;

-vunë në pranga shtetasin O. N., 30 vjeç, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 vunë në pranga shtetasin K. M., 29 vjeç, i cili ishte në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Në momentin e ndalimit, atij iu gjet sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.