Kronika

OSHEE vazhdon punën intensive për riparimin e defekteve

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, po vijon edhe gjatë ditës së hënë punën intensive për riparimin e defekteve të shkaktuara në rrjetin elektrik si pasojë e motit të keq në mbarë vendin gjatë fundjavës.

Sipas një njoftimi për shtyp të OSHEE-së, në 10 drejtoritë rajonale janë angazhuar 1650 punonjës të ndarë në 26 grupe dhe të mbikqyrur nga 26 inxhinierë për kushtet e sigurisë teknike në punë.

Mëngjesin e sotëm sipas përditësimit të informacioneve nga terreni rreth 34 fidra në tensionin e lartë dhe të mesëm vijojnë të jenë me defekt, nga 192 në total, pjesa më e madhe mbulojnë me energji zonat rurale.

“Në linjat 35 kV defektet janë si më poshtë: vijon të jetë me defekt linja 35 kV Shijak – Ndroq, ka dëmtim të shkarkuesave 35 kV në n/stacionin Rrëshen dhe n/stacionin Koman, vijon të jetë me defekt linja Radhimë – Orikum, ëhstë dëmtuar një fidër në nënstacionin Elbasan 4. Në linjat e tensionit të ulët 20 kV,10 kV, 6 kV n/stacionet pa energji janë: Tiranë: Zall Bastar, Sauk, Shëngjergj, Shupal, në Durrës Shkozet, Xhafzotaj, Manzë; në Berat: Potom, Tomorricë; në Fier: Levan, Xhuherinë, Dermenas, Mifol, Selenicë , Seman; në Burrel: Gurrëz, Macukull, Zenisht, Cërrunjë, Klos; në Shkodër: Koman, Kacinar, Kallmet dhe në
Korcë: Velcan, Voskopojë, Vithkuq, Miras, Pojan”, bën të ditur OSHEE.

OSHEE njofton se vazhdon puna nga brigadat e mirëmbajtjes për kthimin në gadishmëri të nënstacionit Shkozet dhe zëvendesimin e transformatorit të dalë jashtë pune. Ndërkohë që të gjithë hidrovorët janë në punë si dhe të gjitha spitalet furnizohen me energji elektrike./

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button