Policia bllokon 20 mjete lundruese në plazhe
Disa ditë pasi turisti rus humbi jetën në Livadh të Himarës, Policia Kufitare ka zhvilluar një operacion të gjerë për bllokimin e mjeteve të lundrimit pa dokumentacion e që shkelin perimetrin e sigurisë në plazhe, duke rrezikuar jetën e pushuesve.
Nga fillimi i sezonit e deri tani janë bllokuar 20 mjete lundrimi. Vetëm ditën e sotme janë bllokuar 7 mjete lundrimi. Policia Kufitare vijon punën për evidentimin dhe bllokimin e atryre mjeteve lundruese që janë pa dokumentacion ose që nuk respektojnë rregullat e lundrimit si dhe lundrojnë në zona që janë të ndaluara, ku pushuesit bëjnë plazh.
Prej 1 qershorit e deri më datën 3 gusht Policia Kufitare ka bllokuar 13 mjete lundruese, nga të cilat 1 skaf, 2 gomone dhe 10 motorrë uji.
Njëkohësisht, në kuadër të masave për sigurinë në plazhe, Policia Kufitare iu ka dërguar 20 shkresa bashkive që kanë në juridiksion plazhe për marrjen e masave me qëllim krijimin e perimetrit të sigurisë. Po në këtë kuadër, gjatë kësaj periudhe janë zhvilluar 6 takime me përfaqësues të pushtetit vendor.