Policia identifikoi të dyshuarin e tretë për vrasjen e Beladës dhe Ivanoviqit, një vit pas krimit në Ugnje të Cetinjës
Drejtoria e Policisë së Malit të Zi njoftoi se ka identifikuar personin e tretë të dyshuar për lidhje me vrasjen e dy anëtarëve të dyshuar të klanit Shkaljar, Stefan Belada dhe Andrija Ivanoviq.

Policia e Malit të Zi ka identifikuar një person të tretë të dyshuar për lidhje me vrasjen e dy të dyshuarve si anëtarë të klanit kriminal Shkaljar, Stefan Belada dhe Andrija Ivanoviq, të vrarë saktësisht një vit më parë në Ugnje afër Cetinjës.
Sipas Drejtorisë së Policisë, në koordinim me Prokurorinë e Lartë Shtetërore në Podgoricë, prokurorit i është dorëzuar një raport i veçantë si plotësim i kallëzimit penal kundër personit të tretë, për dyshimin e veprës penale “vrasje e rëndë nëpërmjet ndihmës” në dëm të S.B. dhe A.I.
Vrasja e dyfishtë ndodhi më 24 shtator 2025 në Ugnje të Cetinjës. Më parë, Nikola Drecun dhe Predrag Mirotiq u paditën si të dyshuar për kryerjen e vrasjes.
Dëshmitë e grumbulluara tregojnë se vepra është kryer në mënyrë të organizuar, thekson policia, e cila nuk ka dhënë detaje të tjera për interes të hetimit. Aktivitetet vazhdojnë për identifikimin e personave të tjerë të lidhur me këtë rast, si dhe për zbardhjen e krimeve të tjera kundër jetës.
Burimi: Vijesti



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.