☀️
Tiranë 35°C · Kthjellët 28 August 2026
S&P 500 7,731 ▲0.72%
DOW 53,569 ▲0.2%
NASDAQ 26,541 ▲1.57%
NAFTA 82.86 ▼0.8%
ARI 4,650 ▼0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
₿ CRYPTO
BTC $79,485 ▼ -0.03% ETH $2,500 ▼ -0.19% XRP $1.4159 ▼ -0.98% SOL $104.8800 ▲ +0.47%
S&P 500 7,731 ▲0.72 % DOW 53,569 ▲0.2 % NASDAQ 26,541 ▲1.57 % NAFTA 82.86 ▼0.8 % ARI 4,650 ▼0.29 % S&P 500 7,731 ▲0.72 % DOW 53,569 ▲0.2 % NASDAQ 26,541 ▲1.57 % NAFTA 82.86 ▼0.8 % ARI 4,650 ▼0.29 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
28 Aug 2026
Breaking
Rajoni

Policia maqedonase në kërkim të dy agjentëve të arratisur

Dy ish-zyrtarë të lartë të Shërbimit të fshehtë maqedonas janë arratisur pasi Gjykata e Lartë e vendit e rikonfirmoi vendimin e Gjykatës themelore dhe të Apelit në Shkup për caktimin e masës së paraburgimit të tyre.

Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski janë dy nga të akuzuarit e lëndëve gjyqësore të koduara si “Kështjella” dhe “Target” të Prokurorisë së Posaçme e që kanë të bëjnë me përgjimet e paligjshme të bisedave telefonike të mbi njëzet mijë qytetarëve të Maqedonisë.

Grujevski si ish-shef i Drejtorisë së pestë në Ministrinë e Punëve të Brendshme akuzohet edhe për fshirjen nga kompjuterët të bisedave të përgjuara dhe për shkatërrimin e pajisjeve të Drejtorisë për përgjim, në mënyrë që të mos lërë gjurmë të skandalit që u bë publik para më shumë se dy vjetësh.

Autoritetet policore maqedonase kanë kërkuar ndihmë nga Interpoli për gjetjen dhe kapjen e tyre, pasi ata nuk ishin gjetur në shtëpitë e tyre as në vendet ku policia mendonte se mund të ndodheshin. Sipas medies në Shkup, dy të kërkuarit kishin lënë telefonat celularë në shtëpitë e tyre për të pamundësuar identifikimin e vendndodhjes e tyre.

Prokuroria e Posaçme akuzon edhe një numër të madh ish-zyrtarësh qeveritarë, si ish-kryeministrtin Nikolla Gruevski, ish-ministrat Gordana Jankullovska, Mile Janakievski, Elizabeta Kançevska Milevska, Vllado Peshevski dhe ish-shefin e Shërbimit sekret Sasho Mijallkov. Ky i fundit është në lidhje të afërta familjare me z. Gruevski. Për shumicën e tyre gjykatat në Shkup kanë urdhëruar vetëm “masat e kujdesit”, apo marrjen e pasaportave dhe ndalimin e largimit jashtë shtetit si dhe paraqitjen e shpeshtë në gjykatë. Por, asnjëri prej zyrtarëve të lartë të pushtetit të kaluar nuk është paraburgosur, me gjithë provat e shumta të Prokurorisë së Posaçme për përfshirjen e tyre në vepra jo të ligjshme dhe kriminale.

Partia opozitare VMRO-DPMNE akuzon Prokurorinë e Posaçme se, siç thuhet, është shndërruar në një mjet të Lidhjes Social Demokrate për përndjekjen e zyrtarëve opozitarë “vetëm për shkakun se ia kanë zënë rrugën politikës kundër-shtetërore dhe destruktivitetit të LSDM-së”, ndërsa fajëson kryeministrin Zoran Zaev për planet “për shitjen e emrit të Maqedonisë”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.