Policia përdor topa uji për të zmbrapsur protestuesit nga bulevardi, ata zhvendosen te Parku Rinia
Protesta para Kryeministrisë u tensionua sërish pasditen e së dielës: policia përdori gaz lotsjellës dhe topa uji për t'i larguar protestuesit nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa këta të fundit u zhvendosën te Parku Rinia dhe më tej u shpërndanë, të ndjekur nga forcat e FNSH-së.
Protesta e nisur këtë të diel para Kryeministrisë është tensionuar sërish, ndërsa policia ka ndërhyrë me mjete të forta për të liruar bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Siç njofton Lapsi.al, policia ka reaguar fillimisht me gaz lotsjellës dhe më tej me topa uji për të zmbrapsur protestuesit nga bulevardi. Protestuesit kanë hedhur gurë dhe mjete të forta në drejtim të policisë, e cila është përgjigjur me makinat ujëhedhëse, duke arritur t’i largojë ata nga aksi kryesor.
Pas zmbrapsjes, protestuesit janë zhvendosur te Parku Rinia dhe më tej janë shpërndarë, të ndjekur nga forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Zhvillimi vjen pas një pasditeje përplasjesh të përsëritura para godinës së qeverisë, ku u regjistruan edhe të lënduar nga të dyja palët.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.