“Politika serbe nuk ka ndryshim për Prishtinën”- Shala: Situata gjeopolitike duhet shfrytëzuar që Kosovës t’i hapet r
Eksperti i sigurisë Xhavit Shala, në emisionin “Real Story” në ABC News, ka komentuar situatën e sigurisë në rajon, zhvillimet në Serbi dhe raportet me Kosovën, në një kohë tensionesh të shtuara gjeopolitike.
Shala u shpreh se situata ndërkombëtare e sigurisë lë shumë për të dëshiruar, ndërsa paralajmëroi se zhvillimet në Ukrainë dhe justifikimi i territoreve të pushtuara nga Rusia mund të përbëjnë një sinjal shqetësues edhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor.
“Situata e sigurisë sot lë shumë për të dëshiruar si edhe konfliktit në lindjen e mesme apo Europë. Rusia po arrin të justifikojë territoret e pushtuara dhe kjo është një ogur i keq. Dhe normalisht në këtë situatë do të ngrenë veshët edhe serbët. Pasi humbi zgjedhjet ishte presidenti i Serbisë ai që këndonte këngë patriotike…Por deri tani shenjat janë që nuk ka ndryshim me Kosovën. Kosovës ia kanë prerë edhe 5 shtete të tjera. Rendi dhe siguria në veri të Kosovës nuk ka qenë asnjëherë në kushtet që është tani, sepse tani është më mirë. Para 7-8 vitesh nuk operonin dot forca policore në veri…Që ka 101 probleme Kurti këtë e themi, por në raport me veriun rendi nuk ka qenë asnjëherë si sot dhe u godit edhe krimi i organizuar…Edhe Serbia edhe Rusia shfrytëzojnë kanalet e krimit të organizuar. Pra sinjali i Spanjës është një sinjal i mirë….Sepse edhe Kosova për arsye gjeopolitike mund të hiqet edhe pengesa për njohje. Dhe mendoj që situata gjeopolitike duhet shfrytëzuar…”, tha ai.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.