Ekonomia

Politikat e BE-së për Ballkanin, Gaiani referon nesër në Dhomën Britanike në Tiranë

Ambasadori i Republikës së Italisë, Massimo Gaiani do të jetë i Ftuar Nderi nesër në ambientet e Dhomës Britanike në Tiranë, ku do të diskutojë mbi punën e kryer dhe përparësitë gjatë Presidencës së BE-së nga vendi i tij dhe ndikimin në Ballkan.

Ambasadori-i-Italise-ne-Shqiperi-Massimo-GaianiSipas një njoftimi për shtyp, nga ESU Albania, degë e organizatës botërore të Anglofonisë, takimi do të fokusohet në situatën e re të krijuar në Bashkimin Europian, por edhe më gjerë. Rajoni Adriatiko-Jonian konsiderohet shumë strategjik, pasi ka aftësinë të krijojë bashkëpunime dhe një bashkërendim të plotë e frutdhënës për të gjithë shtetet e rajonit.

Zoti Gaiani është i ftuari i Unionit Anglisht-Folës, ndërsa pjesëmarrës dhe të ftuar të tjerë do të jenë nga bota e biznesit dhe studentë të studimeve Master dhe Doktoraturë, të cilët janë të përfshirë në dinamikat që do të trajtohen.
ESU Albania është dega e organizatës botërore të Anglofonisë, e cila e ka qendrën në Londër dhe është nën kujdesin e Madhërisë së Saj, Mbretëreshës së Britanisë dhe Commonwealth Elisabeth II. Kjo organizatë, në të gjithë botën fton ambasadorë të vendeve të ndryshme të diskutojnë tema me interes aktual, në gjuhën angleze.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button