Poloni, ngrihet statuja më e lartë e Virgjëreshës Mari në Europë, 55 metra e lartë
Polonia ka tashmë statujën më të lartë të Virgjëreshës Mari në Europë. Monumenti 55 metra i lartë, ka kushtuar rreth 26 milionë dollarë dhe synon të tërheqë pelegrinë e turistë.
Një statujë 55 metra e lartë e Virgjëreshës Mari është ngritur në fshatin Konotopie të Polonisë. Monumenti konsiderohet statuja më e lartë kushtuar Virgjëreshës Mari në Europë.
Në rang botëror, ajo renditet e dyta pas statujës “Mother of All Asia” në Filipine. Statuja prej betoni dhe çeliku do të bekohet më 15 gusht, në festën katolike të Ngjitjes së Zojës në Qiell.
Punimet në zonën përreth monumentit ende nuk kanë përfunduar plotësisht. Projekti është financuar nga një miliarder polak.
Sipas mediave lokale, ndërtimi ka kushtuar rreth 26 milionë dollarë. Autoritetet e zonës shpresojnë që monumenti të tërheqë pelegrinë dhe turistë. Ata presin që rritja e numrit të vizitorëve të krijojë edhe vende të reja pune. Vizitorët kishin nisur të mbërrinin në zonë që përpara përfundimit të punimeve. Megjithatë, investimi ka shkaktuar edhe debate mes banorëve. Disa prej tyre mendojnë se paratë mund të ishin përdorur për spitale ose institucione sociale.
Polonia vazhdon të ketë një prani të fortë të besimit katolik. Por të dhënat tregojnë se shoqëria polake po bëhet gjithnjë e më laike. Në regjistrimin e vitit 2021, 71% e popullsisë u deklarua katolike, nga 88% një dekadë më parë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.