☁️
Tiranë 13°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,611 ▲ +1.25% ETH $2,255 ▲ +1% XRP $1.2545 ▲ +0.61% SOL $95.9800 ▲ +1.52%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Bota

POLONI – Përplasje institucionale për Gjykatën Kushtetuese, Tusk pritet t’i drejtohet kombit

VARSHAVË, 31 tetor /ATSH-ANSA/ – Kriza institucionale në Poloni është përshkallëzuar pas përplasjes mes qeverisë së kryeministrit Donald Tusk dhe presidentit nacionalist Karol Nawrocki lidhur me emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Kryeministri Donald Tusk pritet t’i drejtohet kombit në orën 20:00, pas zhvillimeve të fundit që kanë shkaktuar tensione të forta politike dhe institucionale në vend.

Presidenti Nawrocki, i cili ndërpreu vizitën zyrtare në Senegal për t’u kthyer me urgjencë në Varshavë, zhvilloi sot konsultime me përfaqësuesit e partive politike në parlament, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për krizën.

Ndërkohë, partitë e djathta kanë paralajmëruar një mocion mosbesimi ndaj qeverisë së Tusk. Ish-kryeministri Mateusz Morawiecki propozoi krijimin e një qeverie teknike, të drejtuar nga Marek Jurek, deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Morawiecki deklaroi se vendi ka nevojë për një riorganizim të Gjykatës Kushtetuese dhe për një plan të ri politik, duke akuzuar qeverinë aktuale për përgjegjësi në përshkallëzimin e situatës.

Në qendër të përplasjes qëndron pezullimi i kreut të Gjykatës Kushtetuese, Bogdan Święczkowski, nga kryeministri Tusk. Vendimi ka nxitur reagimin e presidentit Nawrocki dhe të mbështetësve të tij politikë.

Policia ka rrethuar që prej mbrëmjes së kaluar selinë e Gjykatës Kushtetuese, ku janë mbledhur protestues të krahut të djathtë, të cilët kanë akuzuar qeverinë për një përpjekje për grusht shteti.

Presidenti Nawrocki e cilësoi situatën si një kërcënim për sigurinë e brendshme, ndërsa ambasadori amerikan në Poloni, Tom Rose, u bëri thirrje të gjitha palëve të shmangin veprimet që mund të nxisin dhunë ose përshkallëzim të mëtejshëm.

Përplasjet për Gjykatën Kushtetuese lidhen edhe me përbërjen e saj, pasi qeveria e Tusk kërkon prej javësh të largojë gjyqtarët e emëruar gjatë qeverisjes së partisë nacionaliste PiS, e cila drejtoi vendin nga viti 2015 deri në vitin 2023.

Gjykata Kushtetuese polake është përballur prej vitesh me kritika nga Bashkimi Evropian, i cili ka vënë në pikëpyetje pavarësinë e saj dhe ka shprehur shqetësime për afërsinë e institucionit me pushtetin politik gjatë qeverisjes së mëparshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.