Ndahet nga jeta Leonard Kurti, drejtor i Klinikës së Biokimisë në QKUK
Është ndarë nga jeta Leonard Kurti, specialist i Biokimisë Klinike dhe drejtor i Klinikës së Biokimisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Lajmi është bërë i ditur nga Oda e Farmacistëve të Kosovës, e cila ka shprehur ngushëllime për familjarët, të afërmit dhe kolegët e tij, duke vlerësuar kontributin profesional dhe bashkëpunimin e tij me komunitetin farmaceutik.
Në njoftimin e saj, Oda e Farmacistëve të Kosovës ka thënë se ndarja nga jeta e Kurtit përbën një humbje të rëndë për familjen, kolegët dhe komunitetin shëndetësor.
“Ndarja e tij nga jeta përbën një humbje të rëndë për familjen, kolegët dhe komunitetin shëndetësor, të cilit i shërbeu me përkushtim, profesionalizëm dhe dinjitet”, thuhet në njoftim.
Oda ka shprehur gjithashtu mirënjohje për kontributin e tij profesional, bashkëpunimin e vazhdueshëm institucional dhe mbështetjen ndaj sektorit farmaceutik.
“Gatishmëria e tij për të ndihmuar, korrektësia dhe mikpritja e treguar ndaj anëtarëve të Odës do të kujtohen gjithmonë me respekt të veçantë”, thuhet më tej në reagim.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.