☁️
Tiranë 13°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,611 ▲ +1.25% ETH $2,255 ▲ +1% XRP $1.2545 ▲ +0.61% SOL $95.9800 ▲ +1.52%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Bota

POLONI – Presidenti Nawrocki thërret konsultime urgjente pas përshkallëzimit të krizës në Gjykatën Kushtetuese

VARSHAVË, , 31 tetor/ATSH/ – Presidenti i Polonisë, Karol Nawrocki, ka thirrur konsultime urgjente me përfaqësuesit e partive politike, në përpjekje për të zgjidhur krizën e shkaktuar nga pezullimi i kreut të Gjykatës Kushtetuese, Bogdan Święczkowski, nga kryeministri proevropian Donald Tusk.

Nawrocki, i cili i përket partisë së djathtë nacionaliste Ligj dhe Drejtësi (PiS), kundërshtare e qeverisë së Tusk, ndërpreu vizitën zyrtare në Senegal dhe u kthye gjatë natës në Varshavë për të ndërhyrë në situatën e tensionuar.

Ndërkohë, policia ka rrethuar që prej mbrëmjes së kaluar selinë e Gjykatës Kushtetuese, ku janë mbledhur protestues mbështetës të presidentit, të cilët e kanë cilësuar situatën si një “grusht shteti”.

Presidenti Nawrocki deklaroi se konsultimet janë të domosdoshme për të shmangur atë që e cilësoi si një “kërcënim për sigurinë e brendshme”.

Sipas shefit të kabinetit presidencial, Paweł Szefernaker, pas mbërritjes në kryeqytet, Nawrocki zhvilloi takime me Święczkowski dhe kryetarin e parë të Gjykatës, Zbigniew Kapiński, përpara se të shkonte në selinë e institucionit. Pamjet televizive e treguan presidentin duke kaluar mes turmës së protestuesve për të hyrë në ndërtesë.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Poloni, Tom Rose, u bëri thirrje të gjitha palëve të shmangin veprimet që mund të shkaktojnë dhunë ose përshkallëzim të mëtejshëm të situatës.

Prej disa javësh, qeveria e kryeministrit Tusk po përpiqet të largojë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, të emëruar nga qeveria e mëparshme e drejtuar nga PiS, e cila qëndroi në pushtet nga viti 2015 deri në vitin 2023.

Gjykata është përplasur shpesh me institucionet europiane, duke mbështetur përparësinë e legjislacionit polak ndaj së drejtës së Bashkimit Europian. Për këtë arsye, BE-ja e ka akuzuar institucionin se ka qenë tepër i afërt me pushtetin politik nacionalist të qeverisë së mëparshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.