☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 24 Nëntor 2026
S&P 500 7,237 ▲4.73%
DOW 49,595 ▲3.01%
NASDAQ 24,090 ▲6.51%
NAFTA 79.40 ▼0.96%
ARI 3,623 ▼0.77%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676 EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676
₿ CRYPTO
BTC $60,316 ▼ -1.98% ETH $1,697 ▼ -1.67% XRP $0.9439 ▲ +0.24% SOL $71.3200 ▼ -1.72%
S&P 500 7,237 ▲4.73 % DOW 49,595 ▲3.01 % NASDAQ 24,090 ▲6.51 % NAFTA 79.40 ▼0.96 % ARI 3,623 ▼0.77 % S&P 500 7,237 ▲4.73 % DOW 49,595 ▲3.01 % NASDAQ 24,090 ▲6.51 % NAFTA 79.40 ▼0.96 % ARI 3,623 ▼0.77 %
EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676 EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676
24 Nën 2026
Breaking
Bota

POLONI – Sërish një dron rus hyn në hapësirën ajrore

VARSHAVË, 24 nëntor /ATSH-DPA/ – Një dron hyri për pak minuta në hapësirën ajrore të Polonisë gjatë sulmeve ruse ndaj Ukrainës, duke shkaktuar alarm në zonat pranë kufirit mes dy vendeve, bëri të ditur sot Komanda Operacionale e Forcave të Armatosura Polake.

Sipas ushtrisë polake, objekti fluturues u monitorua vazhdimisht nga sistemet e radarëve ushtarakë.

Agjencia polake e lajmeve PAP raportoi se bëhej fjalë për një dron me motor reaktiv, i cili fluturoi për disa minuta mbi qytetin kufitar Dorohusk, gjatë orëve të natës.

Droni dyshohet se ishte i pajisur me kamera dhe kishte funksion zbulimi.

Autoritetet polake vendosën të mos e rrëzonin atë, pasi ndryshoi drejtim dhe u kthye drejt lindjes.

Sipas ushtrisë, përdorimi i armëve mund të krijonte rrezik për popullsinë civile dhe të shkaktonte dëme në zonën përreth.

Pas evidentimit të objektit, në disa pjesë të rajonit të Lublinit u aktivizuan përkohësisht alarmet ajrore.

Qendra Qeveritare për Menaxhimin e Krizave u kërkoi banorëve pranë kufirit ukrainas të kërkonin strehim, por paralajmërimet u hoqën pak më vonë.

Incidenti vjen vetëm pak ditë pasi tre raketa të lundrimit ruse të tipit ”Kh-101” hynë në hapësirën ajrore polake dhe u rrëzuan gjatë një sulmi masiv rus ndaj Ukrainës.

Fatmirësisht, nga këto incidente nuk pati persona të lënduar.

Qeveria polake njoftoi se do të thërriste ambasadorin rus për të kërkuar shpjegime.

Ndërkohë, NATO ka shtuar mbikëqyrjen ajrore përgjatë krahut të saj lindor, në një kohë kur shkeljet e përsëritura të hapësirës ajrore polake rrisin shqetësimet për përhapjen e konfliktit përtej kufijve të Ukrainës./ /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.