Portugalia hap procedim disiplinor ndaj Ronaldos, sulmuesi pezullohet përkohësisht
Tani është vërtet zyrtare. Komisioni Disiplinor i Federatës Portugeze të Futbollit ka hapur procedim disiplinor ndaj Cristiano Ronaldos; ky lajm pason largimin e yllit portugez nga grumbullimi i kombëtares gjatë ndërprerjes së fundit për Ligën e Kombeve.
Për rrjedhojë, sulmuesi i Al-Nassr tani është zyrtarisht nën pezullim të përkohshëm.
“Fillimi i procedimit disiplinor ndaj Cristiano Ronaldo dos Santos Aveiro, në përputhje me vendimin e Sektorit Jo-Profesionist të datës 9 tetor 2026, lidhur me përcaktimin e rëndësisë së mundshme disiplinore të ngjarjeve të raportuara më 7 tetor 2026.
Pa cenuar pezullimin parandalues automatik, të cilit lojtari i ishte nënshtruar deri në datën e fillimit të procedimit, është urdhëruar një pezullim parandalues jo-automatik i tij dhe procedimi është klasifikuar si urgjent.
Çështja iu referua Komisionit të Hetimit Disiplinor të FPF-së më 10 tetor 2026, duke përjashtuar bërjen publike të informacionit deri në përfundimin e hetimit”, shkruhet në deklaratën që u publikua në faqen zyrtare të Federatës Portugeze të Futbollit.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.