🌤️
Tiranë 37°C · Kryesisht kthjellët 01 August 2026
S&P 500 7,490 ▲0.7%
DOW 52,485 ▲0.53%
NASDAQ 25,374 ▲1%
NAFTA 84.67 ▲1.29%
ARI 4,107 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1512 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9451 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4245 EUR/TRY 54.7520 EUR/JPY 182.58 EUR/CAD 1.6142 EUR/USD 1.1512 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9451 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4245 EUR/TRY 54.7520 EUR/JPY 182.58 EUR/CAD 1.6142
₿ CRYPTO
BTC $63,046 ▼ -1.37% ETH $1,866 ▼ -1.05% XRP $1.0627 ▼ -1.11% SOL $72.8500 ▼ -1.02%
S&P 500 7,490 ▲0.7 % DOW 52,485 ▲0.53 % NASDAQ 25,374 ▲1 % NAFTA 84.67 ▲1.29 % ARI 4,107 ▼1.29 % S&P 500 7,490 ▲0.7 % DOW 52,485 ▲0.53 % NASDAQ 25,374 ▲1 % NAFTA 84.67 ▲1.29 % ARI 4,107 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1512 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9451 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4245 EUR/TRY 54.7520 EUR/JPY 182.58 EUR/CAD 1.6142 EUR/USD 1.1512 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9451 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4245 EUR/TRY 54.7520 EUR/JPY 182.58 EUR/CAD 1.6142
01 Aug 2026
Breaking
Rajoni

Pothuajse krejt Pusteci i Shqipërisë voton në Maqedoni për Gruevskin

Anëtari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve të Maqedonisë, Subhi Jakupi dyshon se, në dy ciklet e kaluara zgjedhore në Maqedoni kanë votuar rreth 3.000 shtetas të Shqipërisë nga Bashkia e Pustecit, ku jetojnë 5.191 banorë, 4.290 prej të cilëve me të drejtë vote.

Sipas pohimeve të Jakupit del se, gati të gjithë zgjedhësit e Pustecit kanë votuar edhe në Maqedoni, njofton TopChannel.

“Duke u nisur nga statistikat, që kemi marrë prej organeve përgjegjëse të Shqipërisë, numri i këtyre votuesve nuk mund të jenë më tepër se 3.000. Mendoj se ministri i Brendshëm mundet që ta zbulojë edhe këtë çështje, meqë në regjistrin e shtetasve figuron edhe vendi i lindjes së votuesve dhe ku e kanë fituar ata shtetësinë. Në këtë mënyrë, ai mund ta zbulojë sa është numri i votuesve që na vijnë nga Pusteci”, tha Subhi Jakupi, anëtar i KSHZ-së.

Nga bisedat e përgjuara telefonike, që i publikoi vitin e kaluar opozita maqedonase, u zbulua se shumica e këtyre personave nga Pusteci, në zgjedhjet lokale të vitit 2013 kanë votuar në Komunën Qendër të Shkupit, kurse 600 prej tyre dyshohet të kenë votuar në Komunën e Kërçovës.

Sipas opozitës, ata kanë mbështetur kandidatët e partisë maqedonase VMRO-DPMNE të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski. Anëtari i KSHZ-së, Subhi Jakupi sqaron se, këta votues mund të largohen nga lista zgjedhore në Maqedoni, vetëm nëse Ministria e Brendshme i shpall të pavlefshme letërnjoftimet e tyre.

“Nëse ministri i Brendshëm zbulon parregullsitë ligjore për pajisjen e tyre me letërnjoftime, ai ka të drejtën që t’i shpallë të pavlefshme të gjitha këto dokumentacione, e njëkohësisht KSHZ-ja t’i largojë automatikisht nga lista zgjedhore”, tha më tej Subhi Jakupi.

Në muajin dhjetor të  vitit të kaluar, ministri i Brendshëm Oliver Spasovski zbuloi se, zyrtarët e Policisë maqedonase kanë pajisur në mënyrë të paligjshme me letërnjoftime 424 banorë të Pustecit, gjatë vitit 2013. Spasovski dyshon se, numri i letërnjoftimeve të falsifikuara është shumë më i madh nga ç’është zbuluar dhe ka paralajmëruar se, policia do të vijojë të hetojë këtë rast. Për këtë skandal, ai akuzon ish-ministren e Brendshme, Gordana Jankulovska.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.