🌦️
Tiranë 22°C · Rrebesh i lehtë 09 Tetor 2026
S&P 500 7,765 ▼0.47%
DOW 51,232 ▲0.1%
NASDAQ 27,193 ▼1.25%
NAFTA 90.20 ▼1.41%
ARI 4,214 ▲1.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $82,560 ▼ -0.57% ETH $2,502 ▼ -2.49% XRP $1.4021 ▼ -0.88% SOL $110.4000 ▼ -4.14%
S&P 500 7,765 ▼0.47 % DOW 51,232 ▲0.1 % NASDAQ 27,193 ▼1.25 % NAFTA 90.20 ▼1.41 % ARI 4,214 ▲1.37 % S&P 500 7,765 ▼0.47 % DOW 51,232 ▲0.1 % NASDAQ 27,193 ▼1.25 % NAFTA 90.20 ▼1.41 % ARI 4,214 ▲1.37 %
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
09 Tet 2026
Breaking
Bota

PRAGË – Çekët votojnë për pushtetin vendor dhe Senatin, sfida e parë për Babis

PRAGË, 9 tetor /ATSH-DPA/- Çekia zhvillon sot zgjedhjet dyditore për pushtetin vendor dhe Senatin, në atë që përbën provën e parë të mbështetjes së qytetarëve për qeverinë e miliarderit Andrej Babis, i cili drejton vendin që prej dhjetorit.

Qendrat e votimit hapen në orën 14:00. Qytetarët do të kenë mundësi të votojnë edhe nesër.

Më shumë se 8 milionë qytetarë me të drejtë vote, do të zgjedhin këshillat bashkiakë dhe të qyteteve në mbi 6 200 njësi vendore.

Gjatë fushatës zgjedhore, një nga çështjet kryesore në qytetet e mëdha të vendit ishte mungesa e banesave.

Paralelisht, qytetarët do të votojnë edhe për një të tretën e vendeve në Senat, dhomën e lartë të parlamentit, ku zgjedhjet për këto vende zhvillohen çdo dy vjet.

Votimi do të përcaktojë nëse opozita liberale dhe konservatore do ta ruajë shumicën në Senat, apo nëse partitë në pushtet dhe aleatët e tyre do të arrijnë të fitojnë më shumë vende.

Presidenti çek, Petr Pavel, tërhoqi vëmendjen para zgjedhjeve, pasi njoftoi se nuk do të mund të votonte për shkak se ndodhej me pushime private jashtë Bashkimit Evropian.

Në rrethana të tjera, Pavel do të kishte mundur të votonte për këshillin vendor në fshatin e tij të lindjes, Cernoucky, në veriperëndim të vendit, i cili ka pak më pak se 330 banorë.

Në Çeki nuk lejohet votimi me postë për zgjedhjet vendore. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.