☁️
Tiranë 16°C · Vranët 13 May 2026
S&P 500 7,401 ▼0.16%
DOW 49,761 ▲0.11%
NASDAQ 26,088 ▼0.71%
NAFTA 101.36 ▼0.8%
ARI 4,718 ▲0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1739 EUR/GBP 0.8675 EUR/CHF 0.9166 EUR/ALL 95.3433 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3662 EUR/TRY 53.2999 EUR/JPY 185.02 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1739 EUR/GBP 0.8675 EUR/CHF 0.9166 EUR/ALL 95.3433 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3662 EUR/TRY 53.2999 EUR/JPY 185.02 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $80,924 ▼ -0.57% ETH $2,289 ▼ -1.58% XRP $1.4474 ▼ -1.94% SOL $95.0100 ▼ -2.05%
S&P 500 7,401 ▼0.16 % DOW 49,761 ▲0.11 % NASDAQ 26,088 ▼0.71 % NAFTA 101.36 ▼0.8 % ARI 4,718 ▲0.67 % S&P 500 7,401 ▼0.16 % DOW 49,761 ▲0.11 % NASDAQ 26,088 ▼0.71 % NAFTA 101.36 ▼0.8 % ARI 4,718 ▲0.67 %
EUR/USD 1.1739 EUR/GBP 0.8675 EUR/CHF 0.9166 EUR/ALL 95.3433 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3662 EUR/TRY 53.2999 EUR/JPY 185.02 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1739 EUR/GBP 0.8675 EUR/CHF 0.9166 EUR/ALL 95.3433 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3662 EUR/TRY 53.2999 EUR/JPY 185.02 EUR/CAD 1.6078
13 May 2026
Breaking
Kronika

Pranga për tenderat e drejtësisë. Arrestohet ish-Sekretarja e Përgjithshme dhe 12 ish-zyrtarë

Hetimet e Prokurorisë së Tiranës për keqpërdorim të tenderave kulmuan me marrjen nën përgjegjësi penale të 12 personave, që të gjithë zyrtarë e ish-zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë, të dyshuar se i kanë shkaktuar shtetit një dëm ekonomik prej 5 milionë eurosh. Gjyqtarja e Dhomës Penale të Tiranës, Ardiana Bera u shpreh me vendime masa sigurie për të gjithë të dyshuarit kryesisht me masa sigurie, që të gjithë të dyshuar për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera.

Hetimet për Ministrinë e Drejtësisë nisën pas një kallzimi të Drejtorisë së Inspektimit Financiar që konstatoi shkelje mbi procedurat e tenderimit dhe zbatimit të kontratave jo vetëm nga zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë, por edhe kompani që kanë përfituar gjatë zbatimit të kontratave. Prokuroria konstaton se ka shkelje për mirëmbajtjen e sistemit përmbarimor ALBIS, sistemin e survejimit me kamera në burgjet Shën Koll dhe Lezhë, regjistri noterial kombëtar dhe mbikqyrja elektronike.

Prokuroria ka dyshime se ish-zyrtarët mes tyre edhe ish-Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë, Juljana Hoxha kanë shpërdoruar fondin buxhetor dhe nuk kanë kryer detyrat funksionale për likuidimin e faturave tatimore të kontratave të prokurorimit publik me vlerë 445 milionë lekë.

Prokuroria thotë se ish-Sekretarja e Përgjithshme, Juljana Hoxha ka nënshkruar kontratën për mirëmbajtjen e kamerave të sigurisë me kompani private, por ndërkohë shërbimi është ofruar 1553 ditë me vonesë. Edhe për regjistrin përmbarimor konsiderohet se është shkelur vendimi i Këshillit të Ministrave. Shkelja më e rëndë evidentohet në regjistrat noteriale sipas një kontrate prokurorimi në të cilin grupi i të hetuarve ka kryer bashkimin e fondeve në vlerën e 20 milionë lekëve.

Nuk janë dokumentuar procesverbalet, thonë prokurorët më tej, dhe nga bashkimi mekanik i projekteve janë mbi vendosur zërat e shërbimit. Prokuroria thotë në rrugë jozyrtare se po verifikon edhe veprimet e dy ish-ministrave të Drejtësisë, përderisa në rolin e titullarëve të Autoritetit Kontraktor kanë urdhëruar prokurimet për shërbime që në fakt nuk janë kryer.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.