Prapaskena e “Fenomenit”: Nga Barça s’ika me dashje, më thanë se s’kishin më para!
Ronaldo “Fenomeni” rrëfeu për podcast-in “The Overlap” se si ndodhi largimi i tij nga Barça: “Nuk ishte zgjedhja ime, sepse gjithmonë do të kisha zgjedhur të qëndroja te Barcelona, por ata vendosën ndryshe. Në fund të vitit 1996, kishim arritur një marrëveshje për të rinovuar kontratën time. Ne nënshkruam kontratën e re, por, në fund, tre ose katër ditë më vonë, ata ndryshuan mendje dhe thanë: ‘Jo, nuk mund të të paguajmë kaq shumë. Duhet të të shesim!’”.
Ish-sulmuesi brazilian kujtoi me nostalgji momentin kur u transferua në Barcelonë. “Bobby Robson më priti mjaft mirë atje. Ai ishte një zotëri i vërtetë, një person i mrekullueshëm. Ai ishte personi më i mirë që kam takuar gjatë karrierës sime futbollistike”, tha “Fenomeni”.
Ish-sulmuesi brazilian komentoi gjithashtu mbi koston totale të transferimit: “Barça pagoi, mendoj, rreth 20 milionë dollarë. Në atë kohë ishte një shumë e madhe”.
Sa i përket transferimit në Milano, Ronaldo zbuloi se: “Në vitin 1996 kisha një kontratë me Barcelonën falë së cilës fitoja dy milionë dollarë. Interi më ofroi tetë milionë dollarë për të shkuar atje”. A.V.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.