Presidenti Begaj priti Ambasadorin e Brazilit me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale
Presidenti Bajram Begaj, ka pritur Ambasadorin e Republikës Federative të Brazilit, Fabio Vaz Pitaluga, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.
Presidenti Begaj i uroi Ambasadorit një mandat të suksesshëm në Shqipëri, teksa i përcolli dhe urimet për rizgjedhjen në një tjetër mandat të Presidentit të Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva. Kreu i Shtetit vlerësoi raportet miqësore mes dy vendeve në vitin kur shënohet 65-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.
Begaj shprehu besimin për intensifikim të dialogut politik dhe forcim të bashkëpunimit ekonomik, tregtar dhe kulturor, vlerësoi bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Brazilit në organizatat ndërkombëtare, veçanërisht gjatë mandateve të njëkohshme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ( 2022-2023) si dhe shprehu dëshirën për forcimin e mëtejshëm të partneritetit ndërmjet dy vendeve.
Gjithashtu, Kreu i Shtetit inkurajoi njohjen e Republikës së Kosovës nga Brazili si dhe kërkoi mundësinë e mbështetjes së saj për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.