🌤️
Tiranë 10°C · Kryesisht kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,612 ▲0.44%
DOW 46,670 ▲0.36%
NASDAQ 21,996 ▲0.54%
NAFTA 112.61 ▲0.96%
ARI 4,676 ▼0.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,652 ▲ +3.21% ETH $2,146 ▲ +4.15% XRP $1.3383 ▲ +2.93% SOL $81.7100 ▲ +2.39%
S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 112.61 ▲0.96 % ARI 4,676 ▼0.08 % S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 112.61 ▲0.96 % ARI 4,676 ▼0.08 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Maqedonia

Presidenti Begaj: Universiteti i Tetovës është histori rezistence, por e ardhmja duhet të jetë histori ekselence

Presidenti i Republikës Bajram Begaj zhvilloi një vizitë në Universitetin  të Tetovës.

Para pedagogëve dhe studentëve, Presidenti i Republikës mbajti një fjalë, ku përcolli mesazhe për rëndësinë që ka ky universitet në hapësirën shqipfolëse, në formimin e elitave konkuruese.

“Marrëdhëniet dhe bashkëpunimi midis dy vendeve tona janë tradicionalisht të mira, miqësore, ku kontributi i faktorit shqiptar është i një roli të pazëvendësueshëm, një rol kyç. Fuqizimi i identitetit kombëtar dhe roli ynë Euroatlantik janë dy anë të së njëjtës medalje. Një faktor shqiptar i mirëshkolluar, i integruar dhe me vetëdije të lartë qytetare, është aseti më i madh i kombit tonë. Shqipëria e sheh arsimimin shqip në Maqedoninë e Veriut si pjesë të një hapësire të përbashkët kulturore dhe akademike. Bashkëpunimi mes universiteteve tona duhet të thellohet, të kemi shkëmbime studentësh, programe të përbashkëta kërkimi dhe platforma rajonale, sepse arsimimi në shqip nuk është çështje kufijsh, arsimimi në shqip është çështje cilësie.

Besoj se me marrëveshjen e sotme të firmosur nga dy rektorët do të kemi më tepër zhvillime në drejtim të përfitimit të përbashkët të dy universiteteve”.

Duke e cilësuar Universitetin e Tetovës si tempull të dijes, të ngritur me rezistencë përballë vështirësive, derisa me Marrëveshjen e Ohrit fitoi legalizimin, Presidenti Begaj theksoi se tani, pas më shumë se tre dekadash, ky universitet duhet të punojë për autonominë. “Autonomia reale nuk dhurohet”, – theksoi Presidenti Begaj, duke e cilësuar këtë betejë si kusht për dinjitetin.

Ndërsa i kushtoi rëndësi gjatë fjalës dhe kapërcimit me testin e cilësisë, Presidenti Begaj ritheksoi  se Universiteti u Tetovës  duhet të jetë i aftë të formësojë elitën që nesër do të jetë vendimmarrëse.

Universiteti ka detyrim, ka detyrimin të prodhojë mendim strategjik duke ofruar alternativa që kontribuojnë në kohezion tonë social, në kohezionin tonë shumë etnik”, – shprehu Kreu i Shtetit.

Krahas inkurajimit për përgatitjen e specialistëve të aftë, një mesazh të rëndësishëm Presidenti i Republikës u drejtoi studentëve, në kontekstin ku shumë të rinj largohen nga vendi.

Jetojmë në një botë që po ndryshon me shpejtësi. Kujtoni, të dashur studentë, qe rrënjët tuaja shqiptare janë këtu, ndaj unë ju ftoj që ju ta ndërtoni Evropën tuaj këtu, në shtëpinë tuaj, në Tetovën tuaj.”

Presidenti i Republikës shprehu mirënjohje ndaj themeluesve atdhetarë të Universitetit të Tetovës që sakrifikuan për këtë institucion që të rinjtë gëzojnë sot dhe vlerësoi bashkëpunimin me pedagogët nga Shqipëria me kontribut akademik, ndërsa u shpreh se tani Universiteti i Tetovës ka për detyrë të prodhojë mendim strategjik.

Ky universitet u krijua për të mos u nënshtruar. Sot ai duhet të mos kënaqet me minimumin, duhet të vendosë standardin te maksimumi. E drejta për arsim shqip u fitua me sakrificë. Cilësia e këtij arsimimi shqip duhet të shtohet çdo ditë.

E kaluara juaj është histori rezistence, po, e vërtetë, por e ardhmja juaj duhet të jetë histori ekselence!”

Gjatë kësaj vizite u nënshkrua edhe marrëveshja e bashkëpunimit mes Universitetit të Tiranës dhe    Universitetit  të Tetovës nga rektorët Artan Hoxha dhe Jusuf Zejneli.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.