☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 100.20 ▲0.3%
ARI 4,073 ▼0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,957 ▲ +1.23% ETH $2,351 ▲ +1.79% XRP $1.3255 ▲ +2.43% SOL $101.3700 ▲ +0.88%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.20 ▲0.3 % ARI 4,073 ▼0.04 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.20 ▲0.3 % ARI 4,073 ▼0.04 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
28 Tet 2026
Breaking
Rajoni

Presidenti i Serbisë për vizitë dy ditore në Rusi

a.Presidenti serb Tomisllav Nikoliq ka arritur mbrëmë në Moskë. Ai do të qëndrojë për vizitë dyditore pune në Rusi. Sot ai t do të takohet me patriarkun e Moskës Kiril, ndërsa nesër edhe me shefin e shtetit rus, Vlladimir Putin, njofton Tanjug.

Kremlini, siç njofton TASS, ka kumtuar se në takimin e nesërm Putini me Nikoliqin do të bisedojnë për “partneritetin aktual dhe të ardhshëm strategjik midis Rusisë dhe Serbisë” dhe do të këmbejnë mendime për “aspektet kyçe të bashkëpunimit të mëtejmë në sferën politike, tregtare, ekonomike dhe humanitare”.

Dy presidentët do të përqendrohen edhe në “çështje aktuale në planin rajonal dhe ndërkombëtar”, shtohet në kumtesën e Kremlinit.

Nikoliq, i cili mbrëmë udhëtoi në Moskë, në pritje të vizitës deklaroi se Serbia dhe Rusia kanë “marrëdhënie politike ekskluzive” dhe se Moska e di se qytetarët serbë nuk dëshirojnë që vendi i tyre të jetë anëtare e NATO-s. “Rusia gjithmonë ka qenë një hap më përpara se që pritej në mbështetjen e saj për Serbinë”, deklaroi Nikoliq.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.