Presidenti kinez në Serbi. Nikoliç: Jo thjesht për biznes
Presidenti serb Tomislav Nikoliç i ka të larta pritshmëritë nga mbërritja e presidentit kinez Xi Jinping dhe shprehet se e çmon shumë miqësinë me liderin komunist, të cilit ishte ai vetë që ia drejtoi ftesën për vizitë.
Kjo do të jetë e para herë në mbi gjysmë shekulli që një president i Kinës viziton Serbinë.
“Siç e dini, ne serbët nuk e vlerësojmë miqësinë në bazë të përfitimeve ekonomike. Miqësia për ne është shumë më tepër se aq. Miqtë e mi në perëndim do të më pyesnin se sa marrëveshje bashkëpunimi do të firmosen, sa mallra do të tregtohen e sa investime do të përfitojmë. Përgjigja ime është se si Serbia, ashtu edhe Kina do ta konsiderojnë miqësinë si investimin më të madh nga të gjithë”, tha Nikoliç.
Lidhjet mes dy vendeve i kanë rezistuar si luftrave me të cilat janë përballur, ashtu edhe pakënaqësive të ndryshme përgjatë dekadave të kaluara. Përpara 7 vjetësh, ato farkëtuan mes tyre një partneritet strategjik, i cili do të ripërtërihet me ndalesën e Xi Jingpinit.
Kur ka qenë Kina në vështirësi, kujtoi Nikoliç, ne nuk harruam që jemi miq. Sot, është Serbia ajo që vuan pasojat e konflikteve dhe të recesionit global, dhe Kina nuk na harron as ajo.
Më herët, edhe kryeministri serb Aleksandar Vuçiç deklaroi se Beogradi i mirëpret investitorët kinezë për bashkëpunim të zgjeruar në disa fusha.
E dime qe eshte vazhdim i tradicjonit qe nga koha kur NATO bombardoi beogradin dhe sidomos ambasaden KINEZE ku ishin fshehur kriminelet e qeverise SERBE.