☁️
Tiranë 15°C · Vranët 09 April 2026
S&P 500 6,784 ▲0.02%
DOW 47,817 ▼0.19%
NASDAQ 22,660 ▲0.11%
NAFTA 102.37 ▲8.43%
ARI 4,789 ▲0.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $71,432 ▲ +0.45% ETH $2,190 ▼ -0.67% XRP $1.3394 ▼ -1.01% SOL $82.5900 ▼ -0.61%
S&P 500 6,784 ▲0.02 % DOW 47,817 ▼0.19 % NASDAQ 22,660 ▲0.11 % NAFTA 102.37 ▲8.43 % ARI 4,789 ▲0.25 % S&P 500 6,784 ▲0.02 % DOW 47,817 ▼0.19 % NASDAQ 22,660 ▲0.11 % NAFTA 102.37 ▲8.43 % ARI 4,789 ▲0.25 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Presidenti malazez: Njohja e Kosovës është çështje e përfunduar për Malin e Zi

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, tha të dielën se njohja e pavarësisë së Kosovës, anëtarësimi i Malit të Zi në NATO dhe sanksionet ndaj Rusisë janë çështje të përfunduara.

“Njohja e pavarësisë së Kosovës, anëtarësimi i vendit në NATO dhe sanksionet ndaj Rusisë, si pjesë e politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Europian, janë çështje të përfunduara”, tha zoti Milatoviç, sipas një njoftimi të presidencës malazeze.

Mali i Zi, një anëtar i NATO-s, e përafroi politikën e tij të jashtme ndaj agresionit rus kundër Ukrainës, me Bashkimin Europian.

“Mendoj se tani politikanët në Mal të Zi janë fokusuar në tema që kanë rëndësi thelbësore për qytetarët, përkatësisht standardet ekonomike dhe të jetesës, sundimi i ligjit dhe integrimet evropiane”, tha presidenti Milatoviç.

Presidenti i Malit të Zi shtoi se mandatin e tij do t’ia kushtojë qëllimit për hyrjen e vendit në BE dhe se shpreson që të gjitha subjektet politike të tregojnë përgjegjësi në këtë drejtim. Ai tha se beson se Mali i Zi do të bëhet anëtar i BE-së në katër deri në pesë vitet e ardhshme.

Pavarësia e Kosovës u njoh nga Qeveria e Malit të Zi në vitin 2008, kur në pushtet ishte Partia Demokratike e Socialistëve e ish presidentit Milo Gjukanoviç, e cila në gusht të vitit 2020 i humbi zgjedhjet.

Fronti Demokratik, si parti pro-serbe dhe pro-ruse, disa here ka dhënë nismën për tërheqjen e njohjes së Kosovës nga Mali i Zi. Në këtë kuadër e mbështeti edhe Kisha Ortodokse Serbe në Mal të Zi, e cila ka qëndrim negativ ndaj pavarësisë së Kosovës dhe njohjes së saj nga Mali i Zi.

Sidoqoftë, qeveritë e dala nga zgjedhjet demokratike në Mal të Zi u zotuan se “do ti zbatojë me përgjegjësi të gjitha detyrimet ndërkombëtare të ndërmarra nga shteti, të forcojë dhe përmirësojë bashkëpunimin me NATO-n dhe të zbatojë, plotësisht dhe me përkushtim të gjitha reformat e nevojshme për anëtarësimin e plotë të Malit të Zi në BE”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.