Presidenti Obama urdheron goditje ajrore te militanteve islamike ne Irak
Presidenti Obama tha sot ne mbremje se ai autorizoi forcat ajrore amerikane the godasin objektiva te caktuara te militanteve islamike ne Irak me qellimin qe te mbrohet personeli amerikan aty.
” Ne do the bejme gjithcka per te mbrojtur njerezit tane. Ne i ndihmojme aleatet tane kur ata jane ne rrezik. – tha Obama. Gjithashtu ai tha se goditjet ajrore do te jepen edhe per te ndihmuar forcat ushtarake irakiane te cilat po luftojne per te mbrojtur civilet e bllokuar ne male nga luftetaret brutale islamike
” Ne kemi mundesi unike qe te ndihmojme ne ndalimin e kesaj masakre, dhe une besoj se Amerika nuk mund te mbylle syte” tha Obama.
* * * * *
Me heret një zyrtar i Pentagonit tha se SHBA kanë filluar një përpjekje për dërgimin e ndihmave humanitare në Irak për të krishterët dhe pakicat Yazidi, që rrezikohen të vdesin në duart e ekstremistëve në Irakun verior. Zyrtari tha se personeli amerikan në rajon po përgatiten të hedhin nga ajri ushqime, ujë dhe artikujtë tjerë të nevojshëm. Ai tha se sulmi ajror “mbetet një mundësi”, për të mbrojtur asetete dhe personelin diplomatik dhe ushtarak në Irbil, ku Shtetet e Bashkuara kanë një konsullatë. Më parë, ndërsa ektremistët islamikë morën nën kontroll territore të Irakut verior, disa qytete me popullatë kryesisht të krishterë dhe duke detyruar mijëra banorë të largohen, zyrtarë të administratës Obama thanë se presidenti po shqyrton një veprim të drejtpërdrejtë ushtarak në Irak, si sulme ajrore dhe hedhjen nga ajri të ndihmave humanitare.
Presidenti Barack Obama u takua të enjten me anëtarë të ekipit të tij të sigurisë, ndërsa situata për dhjetra mijëra të krishterë dhe pakica Yazidi keqësohet çdo orë.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Josh Earnest dënoi militantët që kanë vënë në shënjestër pakicat, mes tyre mijëra banorë Yazidi, që janë izoluar në një mal, pa ushqime dhe ujë, të rrethuar nga forcat militante. Zoti Earnest tha se situata po shndërrohet në një katastrofë humanitare:
“Po shohim që krishterët persekutohen. Pakicat fetare dhe etnike në Irak persekutohen vetëm për shkak të identitetit të tyre. Ky është një qëndrim prej barbarësh. Një qëndrim i pështirë, për të cilin ndjejmë shqetësim të thellë dhe po e ndjekim nga afër.”
Por, përveç gjuhës së ashpër, Shtëpia e Bardhë nuk njoftoi ndonjë plan të shpejtë veprimi. Zyrtarët e bënë të qartë se Presidenti nuk do të ngutet në marrjen e ndonjë vendimi për përdorimin e forcës ushtarake në Irak, duke thënë se nuk ka plane ushtarake amerikane për zgjidhjen e problemeve të Irakut.
Por, zëdhënësi Earnest tha gjithashtu se Presidenti Obama nuk përjashton ndonjë veprim:
“Presidenti po ashtu e ka bërë të qartë se çdo lloj veprimi ushtarak që do të ndërmerrej në Irak, do të ishte tepër i kufizuar dhe shumë specifik në trajtimin e një objektivi thelbësor amerikan.”
Në se administrtata amerikane e sheh lehtësimin e situatës humanitare si një objektiv thelbësor për t’u zgjidhur me veprime ushtarake, kjo mbeti një pikëpyetje në takimin e së enjtes në mbrëmje të Presidentit me ekipit e sigurisë kombëtare.
Zëdhënësi Earnest tha se çdo veprim ushtarak që mund të urdhërojë presidenti, do të ishte pjesë e reformave politike të cilat administrata i ka kërkuar të ndërmarrin udhëheqësit irakianë.
“Situata e skajshme humanitare që ekziston në malin Sinjar, është pasojë e një dështimi më të gjerë të udhëheqjes politike të Irakut për të ndjekur një politikë qeverisjeje gjithëpërfshirëse, që do ta bashkonte vendin për t’iu kundërvënë kërcënimit që paraqet grupi ekstremist ISIL.”
Administrata amerikane ndodhet para pikëpyetjes në se këto refoma mund të kryhen kur të jetë tepër vonë për të shpëtuar mijëra të krishterët, popullsinë Yazidi dhe pakica të tjera irakiane nga masakrimi i mundshëm nga militantët.