🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,667 ▼1.17%
DOW 52,850 ▼0.01%
NASDAQ 26,115 ▼2.2%
NAFTA 98.75 ▲1.65%
ARI 4,064 ▼2.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,545 ▼ -3.64% ETH $2,392 ▼ -4.53% XRP $1.3259 ▼ -3.81% SOL $104.3800 ▼ -3.56%
S&P 500 7,667 ▼1.17 % DOW 52,850 ▼0.01 % NASDAQ 26,115 ▼2.2 % NAFTA 98.75 ▲1.65 % ARI 4,064 ▼2.07 % S&P 500 7,667 ▼1.17 % DOW 52,850 ▼0.01 % NASDAQ 26,115 ▼2.2 % NAFTA 98.75 ▲1.65 % ARI 4,064 ▼2.07 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Kosova

Presidentja Shiroka-Pula do ta kthejë në Kuvend Ligjin për Specialen, pas kërkesës së PDK-së

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, pritet ta kthejë në Kuvend për rishqyrtim Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, pas kërkesës së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Telegrafi mëson se presidentja Shiroka-Pula do ta respektojë kërkesën e PDK-së, si propozuese e këtij ligji, dhe do ta rikthejë atë në Kuvend për rishqyrtim.

Kjo vjen pasi Grupi Parlamentar i PDK-së, përmes një letre zyrtare të enjten, i kërkoi presidentes kthimin e ligjit në Kuvend, me qëllim të plotësimit të disa dispozitave dhe forcimit të sigurisë juridike të tij.

Sipas PDK-së, kërkesa është rezultat i konsultimeve të gjera dhe synon të garantojë mbrojtjen e të drejtave kushtetuese të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët po gjykohen në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Partia ka theksuar se ligji është finalizuar në pjesën dërrmuese të tij dhe se kthimi për rishqyrtim nuk nënkupton nisjen e procesit nga e para, por një verifikim përfundimtar profesional për të adresuar dispozitat që mund të krijojnë pengesa gjatë zbatimit.

“Kërkesa është për rikthim në Kuvend, jo në Qeveri apo për nisjen e punës nga e para”, thuhet në deklaratën e PDK-së.

PDK-ja ka ftuar ekspertët që kanë shprehur gatishmëri për të kontribuuar, përfshirë Avokatin e Popullit, që të paraqesin propozime konkrete për përmirësimin e ligjit.

Sipas kësaj partie, synimi është që ligji të miratohet sërish brenda pak javësh, ashtu siç ishte miratuar më 6 tetor 2026.

“Gatishmëria për ta përmirësuar ligjin nuk është në asnjë mënyrë tërheqje prej tij. PDK-ja nuk do të heqë dorë nga hyrja e tij në fuqi assesi”, thuhet më tej në deklaratë.

Ndërkohë, PDK-ja ka bërë të ditur se do të vazhdojë angazhimin për hartimin e një strategjie të koordinuar shtetërore për procesin e apelit në Hagë, sigurimin e fondeve të nevojshme dhe ofrimin e mbështetjes profesionale për mbrojtjen e të akuzuarve.

Sipas kësaj partie, mbështetja për procesin e apelit dhe finalizimi i ndryshimeve ligjore duhet të ecin paralelisht.

Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara ishte miratuar në Kuvend më 6 tetor, ndërsa kërkesa për rikthimin e tij vjen në prag të përfundimit të afatit kushtetues për shpalljen ose kthimin e tij për rishqyrtim./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.