☁️
Tiranë 21°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 99.40 ▼4.53%
ARI 3,914 ▲0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $77,877 ▼ -0.1% ETH $2,286 ▲ +0.72% XRP $1.2506 ▼ -0.36% SOL $94.0500 ▼ -1.32%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 99.40 ▼4.53 % ARI 3,914 ▲0.38 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 99.40 ▼4.53 % ARI 3,914 ▲0.38 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Politika

Prezantohen projektet e rindërtimit/ Rama: Nisim me familjet më të prekura dhe me më pak të ardhura

“Rindërtimi në territor do të nisë nga familjet më të prekura dhe me më pak të ardhura dhe mundësi për të dalë situata e vështirë pas tërmetit”.

Kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama, në konferencën për prezantimin e projekteve të rindërtimit, ku u prezantuan modelet e rindërtimit për familjet e prekura që kanë humbur shtëpinë në fshat që hyjnë në fazën e garës ndërkombëtare për kompanitë që do të ndërtojnë banesat individuale.

Rama foli për fillimin e procesit të garës ndërkombëtare për të ftuar të gjitha kompanitë e huaja apo vendase, të cilat do të përfshihen në procesin e rindërtimit duke nisur nga banesat individuale.

Ndërkohë, ai tha se “vazhdon puna për planet zhvillimore në zonat urbane, ku sigurisht bëhet fjalë për banesa me shumë njësi, apartamente në lagje, apo blloqe të reja banimi”.

“Është realizuar gjithçka që është e nevojshme nga pikëpamja e projektimit për banesat individuale në zonën rurale dhe siç e kam thënë rindërtimi në territor do të nisë nga familjet më të prekura dhe me më pak të ardhura dhe mundësi për të dalë nga kjo situatë e vështirë pas tërmetit, por që përveç të tjerave janë të detyruara të qëndrojnë në çadra pranë shtëpisë së rrënuar, sepse nuk mund të shkëputen nga toka, gjëja e gjallë dhe puna në fermë”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se ata e kanë dhe më urgjente se sa të tjerët domosdoshmërinë që të hyjnë në një çati të re.

“Kemi një plan masiv ku synohet që brenda këtij viti të kemi sistemuar familjet që kanë humbur banesën e tyre individuale, pra të kemi ndërtuar dhe hapur dyert e disa mijëra shtëpive të reja”, tha Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.