Prezantohet Avokatja e Popullit: Do të mbroj liritë dhe të drejtat e njeriut
Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca ka nisur zyrtarisht detyrën pranë institucionit të Avokatit të Popullit.
Me një ceremoni mirëseardhjeje, paraardhësi i saj Igli Totozani e priti atë në këtë institucion dhe bëri prezantimin e saj përpara stafit të institucionit që ka udhëhequr prej dhjetorit të vitit 2011.
Në fjalën përshëndetëse të mbajtur para stafit, Avokatja e Popullit theksoi se ndihet e privilegjuar që do të drejtojë këtë institucion, detyrë të cilën e ka marrë prej datës 19 qershor.
“Angazhohem të mbroj me përkushtim liritë dhe të drejtat e njeriut në Shqipëri. Dy paraardhësit e mi, Dobjani dhe Totozani kanë kontribuar për themelimin dhe ngritjen e institucionit të Avokatit të Popullit, ndaj dhe unë do të vazhdoj përpjekjet, që ky institucion të jetë i fortë dhe i pavarur”, ka thënë Erinda Ballanca.
Ballanca.Ti je nje vegel e sali Berishes.