☁️
Tiranë 18°C · Vranët 03 June 2026
S&P 500 7,610 ▲0.13%
DOW 51,308 ▲0.45%
NASDAQ 27,094 ▲0.03%
NAFTA 94.68 ▲0.98%
ARI 4,507 ▼0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $66,692 ▼ -5.82% ETH $1,856 ▼ -6.81% XRP $1.2186 ▼ -5.02% SOL $74.3600 ▼ -7.62%
S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 94.68 ▲0.98 % ARI 4,507 ▼0.29 % S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 94.68 ▲0.98 % ARI 4,507 ▼0.29 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
03 Jun 2026
Breaking
Kronika

Prezenca e OSBE-së trajnon policinë për zgjedhjet vendore të 14 majit

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Shtetit dhe me mbështetjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe të Prokurorisë së Përgjithshme, filloi dje trajnimin e punonjësve të policisë, që do të jenë të ngarkuar me detyra në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Trajnimet, të cilat do të vijojnë deri në mesin e muajit prill, do të adresojnë rolin e policisë në proceset zgjedhore.

Në ceremoninë e çeljes së trajnimeve, Kryetari i Prezencës, ambasadori Guido De Sanctis, tha se, “si kryetari i ri i Prezencës së OSBE-së jam i lumtur t’i jap një vrull të ri mbështetjes së vijueshme që Prezenca e OSBE-së u jep institucioneve shqiptare në organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve në përputhje me praktikat e njohura ndërkombëtare dhe rekomandimet e OSBE/ODHIR-it. Këtë trajnim mbi administrimin zgjedhor ne e ofrojmë çdo vit zgjedhor, si pjesë e mbështetjes tonë për forcimin e kapaciteteve institucionale. Ju nxis që ta zbatoni sa më mirë në praktikë atë që do të mësoni dhe shkëmbeni me njëri-tjetrin këtu”.

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, falënderoi ambasadorin për mbështetjen e vijueshme që Prezenca e OSBE-së në Shqipëri i ka dhënë dhe po i jep Policisë, mbështetje e cila, shtoi ai, “faktohet edhe sot, përmes këtij trajnimi të organizuar për punonjësit e Policisë së Shtetit”.

Gjithashtu, ai falënderoi Kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi dhe Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela, “për angazhimin e tyre në këtë trajnim të domosdoshëm”.

“Siguroj qytetarët, subjektet politike, dhe partnerët tanë se Policia e Shtetit do të zbatojë ligjin dhe vetëm ligjin”, tha ai.

Edhe Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve dhe Prokurori i Përgjithshëm iu drejtuan të pranishmëve, duke vënë në dukje rolin dhe rëndësinë e ruajtjes së standardeve për krijimin e një mjedisi të sigurt për qytetarët, në mënyrë që ata të votojnë të lirë.

Nga data 6 deri më 8 mars 2023, do të trajnohen rreth 125 drejtues të nivelit të lartë dhe të mesëm, përfshirë zëvendësdrejtorin e përgjithshëm të policisë, drejtorët e departamenteve, drejtorët vendore të policisë dhe ata të kufirit, si edhe shefat e komisariateve dhe zëvendësdrejtorët e drejtorive vendore të policisë. Nga 13 deri më 20 mars, do të trajnohen rreth 170 trajnerë, të cilët do të trajnojnë, më pas, rreth 6 000 punonjësit e policisë që do të angazhohen me detyra zgjedhore.

Po ashtu, Prezenca e OSBE-së planifikon të prodhojë disa fletëpalosje informuese, të cilat do të shpërndahen në disa pika të kalimit kufitar, për zgjedhësit shqiptarë me banim jashtë vendit që do të vijnë për të votuar në Shqipëri.

Prezenca e OSBE-së i organizon këto trajnime që prej vitit 2005, duke i dhënë një rol gjithnjë e më të madh Policisë së Shtetit në zhvillimin e tyre.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.