☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 10 July 2026
S&P 500 7,565 ▲0.29%
DOW 52,632 ▲0.28%
NASDAQ 26,267 ▲0.23%
NAFTA 71.17 ▼1.26%
ARI 4,118 ▼0.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1431 EUR/GBP 0.8528 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 93.9093 EUR/MKD 61.6400 EUR/RSD 117.3527 EUR/TRY 53.6687 EUR/JPY 185.63 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1431 EUR/GBP 0.8528 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 93.9093 EUR/MKD 61.6400 EUR/RSD 117.3527 EUR/TRY 53.6687 EUR/JPY 185.63 EUR/CAD 1.6199
₿ CRYPTO
BTC $64,051 ▲ +2.2% ETH $1,794 ▲ +3.24% XRP $1.1032 ▲ +1.31% SOL $77.9500 ▲ +0.4%
S&P 500 7,565 ▲0.29 % DOW 52,632 ▲0.28 % NASDAQ 26,267 ▲0.23 % NAFTA 71.17 ▼1.26 % ARI 4,118 ▼0.55 % S&P 500 7,565 ▲0.29 % DOW 52,632 ▲0.28 % NASDAQ 26,267 ▲0.23 % NAFTA 71.17 ▼1.26 % ARI 4,118 ▼0.55 %
EUR/USD 1.1431 EUR/GBP 0.8528 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 93.9093 EUR/MKD 61.6400 EUR/RSD 117.3527 EUR/TRY 53.6687 EUR/JPY 185.63 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1431 EUR/GBP 0.8528 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 93.9093 EUR/MKD 61.6400 EUR/RSD 117.3527 EUR/TRY 53.6687 EUR/JPY 185.63 EUR/CAD 1.6199
10 Jul 2026
Breaking
Politika

Pritet mbyllja e 3 kapitujve të parë të negociatave për Arsimin, Kumbaro: Një tjetër hap historik i Shqipërisë drejt BE-së

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ka përshëndetur mbajtjen e konferencës së IX ndërqeveritare me BE më 14 korrik, ku pritet mbyllja e tre kapitujve të parë negociues për arsimin. Kumbaro e ka cilësuar mbylljen e tre kapitujve të parë të negociatave si një moment të rëndësishëm për vendin dhe një vlerësim për punën e institucioneve shqiptare.

Kapitujt që do të mbyllen janë Kapitulli 25 – Shkenca dhe Kërkimi Shkencor, Kapitulli 26 – Arsimi dhe Kultura dhe Kapitulli 30 – Marrëdhëniet me Jashtë.

Sipas Kumbaros, ky është një rezultat që vlerëson punën e jashtëzakonshme të të gjithë ekipit të angazhuar në procesin e negociatave me Bashkimin Evropian.

“Shumë krenare për Shqipërinë dhe për ekipin e Ministrisë së Arsimit. Tre kapitujt e parë që mbyllen në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian janë Kapitulli 25 – Shkenca dhe Kërkimi Shkencor dhe Kapitulli 26 – Arsimi dhe Kultura, së bashku me Kapitullin 30 – Marrëdhëniet me Jashtë. Një arritje që na bën krenarë dhe që vlerëson punën e jashtëzakonshme të të gjithë ekipit “, shkruan Kumbaro.

Ministrja bëri të ditur gjithashtu se të martën do të jetë në Bruksel së bashku me kryeministrin Edi Rama, ministrat e tjerë dhe ekipin negociator të Ministrisë së Arsimit, për të marrë pjesë në Konferencën Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian.

“Të martën do të jemi në Bruksel, së bashku me Kryeministrin Edi Rama, kolegët dhe ekipin negociator të Ministrisë së Arsimit, për të hedhur një tjetër hap të rëndësishëm në këtë rrugëtim historik me shumë krenari, përgjegjësi dhe besim se Shqipëria po ecën me ritmin e duhur drejt familjes europiane”, shkruan ajo.

Konferenca Ndërqeveritare, e cila do të zhvillohet në Bruksel, shënon një tjetër etapë në procesin e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.