☀️
Tiranë 25°C · Kthjellët 25 July 2026
S&P 500 7,412 ▲0.05%
DOW 51,947 ▲0.46%
NASDAQ 24,976 ▼0.64%
NAFTA 89.31 ▼3.12%
ARI 4,071 ▲0.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1377 EUR/GBP 0.8540 EUR/CHF 0.9303 EUR/ALL 93.8885 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4377 EUR/TRY 53.8348 EUR/JPY 186.36 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1377 EUR/GBP 0.8540 EUR/CHF 0.9303 EUR/ALL 93.8885 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4377 EUR/TRY 53.8348 EUR/JPY 186.36 EUR/CAD 1.6028
₿ CRYPTO
BTC $64,158 ▼ -0.04% ETH $1,867 ▲ +0.04% XRP $1.0979 ▲ +0.59% SOL $74.1400 ▼ -0.08%
S&P 500 7,412 ▲0.05 % DOW 51,947 ▲0.46 % NASDAQ 24,976 ▼0.64 % NAFTA 89.31 ▼3.12 % ARI 4,071 ▲0.51 % S&P 500 7,412 ▲0.05 % DOW 51,947 ▲0.46 % NASDAQ 24,976 ▼0.64 % NAFTA 89.31 ▼3.12 % ARI 4,071 ▲0.51 %
EUR/USD 1.1377 EUR/GBP 0.8540 EUR/CHF 0.9303 EUR/ALL 93.8885 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4377 EUR/TRY 53.8348 EUR/JPY 186.36 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1377 EUR/GBP 0.8540 EUR/CHF 0.9303 EUR/ALL 93.8885 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4377 EUR/TRY 53.8348 EUR/JPY 186.36 EUR/CAD 1.6028
25 Jul 2026
Breaking
Maqedonia

Privohet nga liria zyrtari nga Prilepi, dyshohet për marrje të ryshfetit

Një zyrtar i punësuar në Qendrën e Punësimit në Prilep kërkoi ryshfet prej 18.000 denarësh për t’i ndihmuar një banori të fshatit Belo Pole që të mos humbë ndihmën sociale, si dhe për ta vendosur gruan e tij në listën e personave që kërkojnë punë.

Policia e kapi dje, kur po i dorëzoheshin 6.000 denarët e fundit të ryshfetit.

Sipas Prokurorisë, pasi i dëmtuari dhe gruaja e tij, përfitues të ndihmës sociale, më 23 prill morën një SMS nga Agjencia që t’u paraqiteshin në një trajnim për punë, i dyshuari i tha se nëse refuzonte trajnimin do t’i hiqej ndihma sociale. Që kjo të mos ndodhte, ai kërkoi që i dëmtuari t’i jepte gjysmën e pagesës sociale, pra 6.000 denarë në muaj.

“Gjithashtu, i dyshuari i premtoi se do ta regjistronte gruan e tij në sistemin elektronik të Agjencisë si kërkuese aktive e punës, edhe pse ajo nuk kishte kartelë kontrolli dhe nuk e dorëzonte në Qendër”, njofton Prokuroria.

Të nesërmen, i dëmtuari i çoi në zyrë 4.000 denarë, pastaj edhe 2.000 denarë të tjerë dhe vazhdoi t’i paguante çdo muaj. Gjatë dorëzimit të shumës së fundit prej 6.000 denarësh më 24 korrik, policët i gjetën dhe i sekuestruan kartëmonedhat e dyshuarit, pas së cilës ai u arrestua menjëherë.

Prokurori publik i dërgoi gjyqtarit të procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore në Prilep propozim për caktimin e masës së paraburgimit. I dyshuari ndiqet për veprën penale „marrje ryshfeti“.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.