Kronika
Procedohet i moshuari, kreu veprime të turpshme me të miturën
Një i moshuar është ndaluar nga policia e Elbasanit. 73-vjeçari me inicialet P.D është akuzuar se ka kryer veprime të turpshme me një të mitur. Ngjarja ka ndodhur në Papërr të Peqinit.
Ka qenë vetë i ati i 15-vjeçares M.P që ka bërë denoncimin në polici. I moshuari dhe vajza e mitur kanë qenë në një lagje dhe sipas burimeve ngacmimet kanë qenë të shpeshta.
Prokuroria është ende duke vazhduar hetimet për këtë ngjarje