Kronika

Procesi ndaj gjyqtares Andrea, Eleni Lino kalon në krahun e Prokurorisë

Prokuroria e Përgjithshme siguron një bashkëpunëtor në dosjen e korrupsionit të gjyqtares së Gjykatës së Lartë tashmë të pezulluar nga detyra Majlinda Andrea.

ABC News ka mësuar se 60 vjeçarja Eleni Lino, një nga trashëgimtarët e 40 hektarëve tokë në zonën e Butrintit, ka pranuar para mënyrën e korruptimit të gjyqtares Andrea.

Gjatë marrjes në pyetje nga prokurori Arben Kraja, mësohet se 60 vjeçarja Lino ka pranuar të bashkëpunoj me drejtësinë, duke treguar me detaje të gjithë rrugën e ndjekur që nga Gjykata e Shkallës së Parë deri në atë të Gjykatës së Lartë.

Ajo ka treguar se në gjykatën e shkallës së parë dhe të apelit, trashëgimtarët e kësaj prone nuk kishin paguar para. Por kanë firmosur para noterit disa kontrata premtimi për sipërfaqe të caktuar toke, për personat që kanë ndikuar që vendimi të ishte në favorin e tyre.

Ndërsa në Gjykatën e Lartë, Lino është shprehur se nuk kanë pranuan tokë por donin para cash.

Për këtë fakt, ajo thotë se ka kontaktuar me Petraq Dashin, bashkëshortja e të cilit është përfituese nga kjo pronë, për të kontaktuar me Odhise Andrean bashkëshortin e gjyqtares.

Pas takimit mes tyre, Dashi ka njoftuar se Odhise Andrea donte 50 mijë euro që vendimin të jepej në favorin e tyre dhe t’ia dorëzonte në dorë.

Për këtë fakt, Eleni Lino i ka thënë hetuesve se kanë shkuar para noterit duke ia dhuruar në formë huaje Petraq Dashit shumën prej 50 mijë eurove.

Por pas dorëzimit të parave dhe dekonspirimit të informacionit, Odhise Andrea i ka kërkuar të bënin një deklarat tjetër noteriale të tre të dyshuarve, Petraq Dashi, Eleni Lino dhe Ilia Çabiri se ia jepnin atij nga 17 mijë euro borxh secili.

Këto fakte të deklaruar nga Eleni Lino janë konfirmuare dhe nga noteri gjatë marrjes në pyetje si dhe nga personi që ka kthyer lekët në euro.

Në dosje thuhet se edhe Ilia Çabiri ka një kontratë premtimi me trashëgimtarët e kësaj prone, për ndihmën që i ka dhënë atyre në rrugët e gjatë nëpër dyert e gjykatave.

Nga ana tjetër, javës që vjen prokuroria mësohet se do të marr në pyetje gjyqtaren e pezulluar nga detyra Majlinda Andrea, mbi të cilën rëndon akuza e “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, që parashikon një dënim nga 3 deri në 10 vjet burg.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button