Bota

Prodhimi i uraniumit në Iran pothuajse i përdorshëm për armë

Irani sipas vlerësimit të Agjencisë Ndërkombëtare të Atomit ndërkohë posedon sasi uraniumi që është thuajse i përshtatshëm për armët. Ky material ka një gradë pastërtie deri në 60 përqind.

Në grindjen me Iranin për armët atomike sërish po përforcohen shenjat për konfrontim. Agjencia Ndërkombëtare e Atomit (IAEA) shpreh ankesa për mungesën e informacioneve lidhur me prejardhjen e gjurmëve të uraniumit, që kanë gjetur  kontrollorët e IAEA-së gjatë inspektimeve të posaçme në Republikën Islamike. Kjo mësohet nga një raport i shefit të IAEA-së, Rafael Grossi dërguar 173 vendeve anëtare. Mos përparimi i bisedimeve prej muajsh ia bën të vështirë IAEA-së që të konstatojë një orientim paqësor të programit bërthamor të Iranit, shkruan Grossi.

Shefi i IAEA-së njëkohësisht tërheq vëmendjen për informacionet e mangëta të udhëheqjes iraniane mbi impiantet e dyshimta, që me gjasë përdoren për aktivitet bërthamor. Eshtë „shqetësuese, që diskutimet teknike mes IAEA-së dhe Iranit nuk kanë arritur rezultatet që priteshin”.

3200 kg uranium i depozituar

Irani posedon, sipas raportit të IAEA-së mbi 3200 kg. uranium të pasuruar në shkallë të ndryshme – gati 16 herë më shumë nga sa lejon marrëveshja. Gjithashtu raporti përmban edhe një listë të gjatë me kufizimet ndaj inspektorëve të IAEA-së.  Sipas raportit ata nuk lejohen më të vizitojnë çdo ditë komplekset bërthamore dhe nuk mund të mbikqyrin më ndërtimin e centrifugave për pasurimin e uraniumit dhe prodhimin e uraniumit xeheror.

Grossi javën e kaluar u shpreh mjaft i shqetësuar për zhvillimet në Republikën Islamike dhe tërhoqi vëmendjen, se vetëm shtetet me arsenal armësh atomike pasurojnë uranium deri në gradën 60 përqind.

Duhet të jenë vetëm katër përqind

Teherani muajin e kaluar ka ndërmarrë hapa të ndryshëm, për të rritur presionin ndaj bisedimeve në Vjenë për shpatimin e marrëveshjes për programin bërthamor të nënshkruar në vitin 2015. Puna e inspektorëve të IAEA-së është kufizuar ndjeshëm dhe pasurimi i uraniumit ka avancuar.

Bisedime jodirekte mes Iranit dhe SHBA, 06.04.2021 -Rafael Mariano Grossi, Drejtori i Përgjithshëm i IAEA bisedon me Abas Araghi, zëvendësministër i Jashtëm i Iranit

Për armët bërthamore pasurimi në fakt duhet të jetë rreth 90 përqind, megjithatë një material i pasuruar deir në 60 përqind teorikisht mund të përdoret për prodhim armësh. “60 përqind është pothuajse i përshtatshëm për armët”, u shpreh Grossi javën e kaluar për “Financial Times”. Teherani argumenton, se uraniumi i pasuruar në gradë të lartë nevojitet për qëllime mjekësore, ndërkohë që udhëheqja e republikës islamike i hedh poshtë akuzat për përdorimin direkt për armatime.

Marrëveshja e nënshkruar më 2015 ndodhet në prag të anulimit, qëkurse ish-presidenti i SHBA-së Donald Trump më 2018 u shkëput në mënyrë të njëanshme nga kjo marrëveshje dhe rivendosi sanksionet ndaj Iranit. Qeveria në Teheran gradualisht u tërhoq prej detyrimeve që buronin nga kjo marrëveshje. Pasuesi i Trump-it, Joe Biden ka sinjalizuar interes për rifillimin e bisedimeve, por ai pret që Irani të zbatojë detyrimet sa i përket pasurimit të uraniumit. Marrëveshja synon të pengojë, që Teherani të fitojë afftësinë për të konstruktuar bombën atomike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button