Politika

Programi për bujqësinë, Rama në Gramsh: Epokë e re ndryshimi

Në kuadër të prezantimit të programit për bujqësinë, kryeministri Rama është takuar paraditen e sotme me fermerët në Gramsh.

“Famijla fermere në fshat duhet të trajtohet si biznesi i vogël në qytet”, ka thënë Rama para të pranishëmve.

Ai është shprehur se, programi i qeverisë së tij shënon hapjen e një epoke të re, “ku do të shihen frytet e një ndryshimi historik”, ku thënë Rama.

Ai ka shtuar se drejtoritë e bujqësisë nën administrimin e qeverisë së kaluar ishin kthyer në banda që nuk kishin asnjë lidhje me dijen.

Ndërsa “sot kemi bashki të reja që mund të hapin rrugë zhvillimi”, është shprehur më tej Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button