Parlamentare
Progres Raporti, ministrat Naço dhe Harito në seancë dëgjimore në Kuvend
Komisioni Parlamentar i Ligjeve do të zhvillojë të hënën një seancë dëgjimore me ministrin e Drejtësisë, Nasip Naço dhe ministren e Inovacionit, Milena Harito, rreth Progres Raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë.
Progres Raporti, i publikuar më 8 tetor në Bruksel, vlerësoi arritjet dhe reformat e realizuara deri tani duke e vënë theksin tek nevoja e thellimit të luftës kundër krimit e korrupsionit, te reforma në sistemin gjyqësor dhe te rivendosja e një dialogu politik të qëndrueshëm mes maxhorancës dhe opozitës.