☁️
Tiranë 19°C · Vranët 10 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.85 ▲0.39%
ARI 4,216 ▲1.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $83,084 ▲ +0.5% ETH $2,509 ▲ +0.88% XRP $1.4040 ▲ +1% SOL $109.9300 ▲ +0.13%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 %
EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967
10 Tet 2026
Breaking
Arte

Projekt mbi 680 mijë euro për planifikimin dhe konservimin e monumenteve të Durrësit

Projekti i konservimit për amfiteatrin romak, forumin bizantin, termat romake dhe shtigjeve urbane në zonat arkeologjike A dhe B në Durrës ka për qëllim ruajtjen e monumenteve nga situatat e degradimit aktual, për të parandaluar probleme të mundshme të mëtejshme dhe për të lejuar zbatimin e zgjidhjeve vlerësuese, për të rritur kuptueshmërinë dhe atraktivitetin. Një garë publike me vlerë rreth 68 milionë lekë (mbi 680 mijë euro) synon në planifikimin e konservimit dhe gërmimeve arkeologjike në Durrës.

Thirrja e shpallur këto ditë nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit synon ndërhyrje të integruara në disa nga pikat më të rëndësishme arkeologjike në Durrës, përfshirë amfiteatrin, forumin bizantin të Durrësit dhe termat romake, si dhe rrjetin e shtigjeve urbane, që lidhin zonat arkeologjike A dhe B të qytetit. Sipas përshkrimit të thirrjes, projekti është një proces dokumentimi, sondazhesh dhe konservimi që synon të përcaktojë mënyrën e menaxhimit afatgjatë të monumenteve. Projekti parashikon edhe një vlerësim të plotë të gjendjes së monumenteve, ku evidentohen probleme si dëmtimet nga vegjetacioni, erozioni, lagështia dhe ndërhyrjet e papërshtatshme moderne. Sipas dokumentit , çdo ndërhyrje shihet si pjesë e një procesi të vazhdueshëm kërkimor, ku çdo fazë gërmimi mund të sjellë të dhëna të reja dhe të ndikojë në përshtatjen e planeve të punës.

Monumenti më i madh i Durrësit është amfiteatri, i cili është dhe në qendër të kësaj ndërhyrjeje. Amfiteatri është një nga monumentet më të mëdhenj në Shqipëri dhe një nga amfiteatrot e mëdhenj në Ballkan (të tjerët janë Salona, Pola, Philopopolis). Amfiteatri i Durrësit është unik në konceptimin dhe ndërtimin e tij.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.