☁️
Tiranë 19°C · Vranët 10 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.85 ▲0.39%
ARI 4,216 ▲1.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $83,034 ▲ +0.72% ETH $2,513 ▲ +1.21% XRP $1.4044 ▲ +1.23% SOL $110.2800 ▲ +0.79%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 %
EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967
10 Tet 2026
Breaking
Kosova

S’ka fonde, rreth 50 punëtorë të Sigurimit Fizik të QMF-ve mbesin pa punë, paralajmërohen protesta

Nga fillimi i muajit tetor, Qendrat e Mjekësive Familjare në Prishtinë kanë mbetur pa sigurim fizik për shkak të përfundimit të kontratës. Si zgjidhje e përkohshme, Komuna ka angazhuar punëtorë të sigurimit fizik të ndërtesave komunale, teksa rreth 50 punëtorëve që shërbyen nëpër QMF u është premtuar zgjidhje, nga Sindikata paralajmëruan edhe protestë.

Objektin për sigurinë e të cilit do kujdeset tash e tutje e ka vendpune të përkohshëm.

Punonjësit e sigurimit fizik nëpër Qendrat e Mjekësive Familjare janë transferuar nga ndërtesat komunale, meqë kontrata me operatorin privat ka skaduar.

Madje që s’do të punojnë më u njoftuan në ditën e fundit.

Kështu tha punonjësi Adem Borovci përmes telefonit.

“Neve na ka njoftu kompania atë ditë kur ka përfundu, ka thënë kontrata ka përfundu dhe sa i përket kompanisë jeni të lirë. Na prej 2011 jena të privatizum dhe s’ka ndodh kurrë që punëtorët me mbet në rrugë”, ka thënë Adem Borovci, punëtorë i sigurimit fizik.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit privat, Jusuf Azemi pati një paralajmërim për institucionet.

“Ne javën e ardhshme sepse tek e fundit nuk është problemi ynë a kanë buxhet a nuk kanë do të fillojmë me protesta dhe greva para komunës së Prishtinës dhe jo në vendet e punës dhe paramendoni këto qendra tash janë pa sigurim fiizk”, ka thënë Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve.

Azemi tregoi numrin e punëtorëve që po largohen nga sektori privat.

“Kemi shqetësime të mëdha sepse kemi punëtorë që kanë punu aty që 20 vjet dhe për një moment të mos i vazhdohet kontrata dhe në një moment t’i thuhet vazhdo në shtëpi është shumë e rëndë këto janë një pjesë ose të themi më mirë që për këtë rreth 4000 mijë punëtorë ikun nga Kosova”, ka thënë Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve.

Komuna e Prishtinës ka arsyetuar këtë me procedurat për kontratë të re.

“Kontrata për sigurimin fizik të objekteve të Qendrave të Mjekësisë Familjare ka përfunduar në muajin shtator. Për rrjedhojë, vazhdimi i angazhimit të punonjësve të sigurimit që kanë shërbyer në këto lokacione mbetet në pritje të përfundimit të procedurave të tenderimit dhe lidhjes së kontratës së re.” – DREJTORIA PËR SIGURI DHE EMERGJENCA

Siç merr vesh televizioni Dukagjini, thirrja për operatorët privat për sigurim fizik nuk është hapur ende për shkak të mungesës së fondeve nga Komuna e Prishtinës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.