☁️
Tiranë 20°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.97 ▼0.79%
ARI 4,039 ▼0.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,103 ▼ -1.1% ETH $2,325 ▼ -1.01% XRP $1.2902 ▼ -2.12% SOL $100.4000 ▼ -1.65%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.97 ▼0.79 % ARI 4,039 ▼0.32 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.97 ▼0.79 % ARI 4,039 ▼0.32 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Projektbuxheti 2023, më shumë fonde për sektorët prioritarë

Buxheti i vitit 2023 do të mbështesë me më shumë fonde sektorët prioritarë si energjia, arsimi, shëndetësia, bujqësia, apo infrastruktura, për të siguruar zbatimin e reformave që po ndërmerren për vijimin e qëndrueshmërisë ekonomike.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj bëri të ditur përmes një statusi në rrjetet sociale se buxheti i propozuar për vitin 2023 është në funksion të zbutjes së efekteve të krizës, mbrojtjes sociale dhe mbajtjes së pandryshuar të çmimit të energjisë elektrike, vijimit të konsolidimit fiskal dhe uljes së stokut të borxhit.

Konkretisht, në projektbuxhetin e vitit që vjen janë planifikuar 205.884 miliardë lekë për mbrojtjen sociale, 52.790 miliardë lekë për strehimin, 69.016 miliardë lekë për arsimin, 6.034 miliardë lekë për mbrojtjen e mjedisit, 82.466 miliardë lekë për çështjet ekonomike dhe 11.500 miliardë lekë për fondin rezervë, kontigjenca e risqeve të borxhit dhe huamarrja për sektorin elektroenergjetik.

Nga ana tjetër, Ibrahimaj informoi se janë 67.291 miliardë lekë të planifikuara për sektorin e shëndetësisë, 118.844 miliardë lekë për shërbimet e përgjithshme publike, 8.150 miliardë lekë për kulturën, 23.920 miliardë lekë për mbrojtjen dhe 39.314 miliardë lekë për rendin dhe sigurinë publike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.