☀️
Tiranë 23°C · Kthjellët 05 June 2026
S&P 500 7,447 ▼1.81%
DOW 51,111 ▼0.87%
NASDAQ 26,012 ▼3.05%
NAFTA 90.03 ▼3.24%
ARI 4,368 ▼3.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1621 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9170 EUR/ALL 95.3583 EUR/MKD 61.6865 EUR/RSD 117.3895 EUR/TRY 53.4942 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6153 EUR/USD 1.1621 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9170 EUR/ALL 95.3583 EUR/MKD 61.6865 EUR/RSD 117.3895 EUR/TRY 53.4942 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6153
₿ CRYPTO
BTC $60,782 ▼ -4.06% ETH $1,594 ▼ -9.64% XRP $1.1092 ▼ -5.01% SOL $65.1600 ▼ -5.59%
S&P 500 7,447 ▼1.81 % DOW 51,111 ▼0.87 % NASDAQ 26,012 ▼3.05 % NAFTA 90.03 ▼3.24 % ARI 4,368 ▼3.05 % S&P 500 7,447 ▼1.81 % DOW 51,111 ▼0.87 % NASDAQ 26,012 ▼3.05 % NAFTA 90.03 ▼3.24 % ARI 4,368 ▼3.05 %
EUR/USD 1.1621 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9170 EUR/ALL 95.3583 EUR/MKD 61.6865 EUR/RSD 117.3895 EUR/TRY 53.4942 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6153 EUR/USD 1.1621 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9170 EUR/ALL 95.3583 EUR/MKD 61.6865 EUR/RSD 117.3895 EUR/TRY 53.4942 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6153
05 Jun 2026
Breaking
Politika

“Projekti në Zvërnec, motor zhvillimi”/ Rama: Nuk do ketë turistë me “bukë me vete”

Menjëherë pas përfundimit të samitit BE-Ballkani Perëndimor në Malin e Zi, kryeministri Edi Rama ka udhëtuar me helikopter drejt qytetit të Vlorës. Kreu i qeverisë po zhvillon një bisedë me banorët e zonës së Zvërnecit lidhur me projektin e resortit turistik, i cili ka nxitur protesta në Tiranë dhe disa rrethe të tjera.

Gjatë këtij takimi, Rama ka theksuar se në momentin që ky investim do të fillojë, bizneset përreth dhe ato në të gjithë Vlorën e Himarën do të impaktohen në mënyrë të jashtëzakonshme me para. Sipas tij, këto resorte janë motorë të mëdhenj zhvillimi dhe sjellin një ndikim të lartë në imazh, pasi turistët e tyre shpenzojnë shumëfish më tepër krahasuar me ata që vijnë “me bukë me vete”.

“Në momentin që ai investim fillon, bizneset tuaja që jeni atje rrotull, por bizneset kudo në Vlorë, Himarë, impaktohen në një mënyrë të jashtëzakonshme, me para. Janë motorë të jashtëzakonshëm zhvillimi. Të mos them pastaj se çfarë sjellin nga pikëpamja e imazhit. Ata harxhojnë nëpër resorte shumëfish në krahasim me një turist që vjen me bukë me vete.”

Duke u ndalur te mungesa e fuqisë punëtore në hotele, kryeministri kritikoi protestuesit që thonë “Shqipëria është e imja, mos ma prek”, duke u shprehur se ata nuk dinë se çfarë duan kur kërkojnë paga si në Amerikë. Ai siguroi se pagat në sistemin tonë janë tashmë si në Greqi, madje edhe më shumë, ndërsa fenomenin e ardhjes së punëtorëve të huaj e krahasoi me atë të Greqisë dhe Italisë.

Si shembull pozitiv, Rama solli dëshminë e një djaloshi në Tivat që preferonte të punonte në vendin e tij për shkak të pagës fikse dhe sigurisë. Kreu i ekzekutivit sqaroi se ky program zhvillimi përfshin gjithashtu spitale, shkolla turizmi dhe plot shërbime të tjera të ngjashme.

Ai shtoi se kur njerëzit dalin për të anuluar një projekt që ende nuk ka filluar, atëherë nuk mbetet gjë tjetër veçse të dëgjosh dhe të pranosh se çfarë thonë ata.

“Të gjithë hotelet vuajnë për punëtorë. Ata që dalin në rrugë dhe thonë “Shqipëria është e imja, mos ma prek”, ata i duan pagat si në Amerikë, nuk dinë se çfarë duan. Pagat në sistemin tonë janë si në Greqi, mos them më shumë. Fenomeni i punëtorëve që vijnë nga jashtë është si në Greqi dhe në Itali. Në Tivat të gjithë merrnin paga të larta, më tha një djalë: ‘Pse të shkoj unë jashtë, unë këtu e kam pagën fiks, në datë dhe jam në shtëpinë time’. Ai program ka spital, shkollë turizmi, ka plot e plot gjëra të tilla. Kur dalin ‘anuloje’ një gjë që s’është bërë akoma, atëherë nuk ke se çfarë bën, do të dëgjosh dhe do të pranosh se çfarë thonë.”

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.