🌦️
Tiranë 16°C · Rrebesh i lehtë 13 May 2026
S&P 500 7,450 ▲0.66%
DOW 49,643 ▼0.24%
NASDAQ 26,418 ▲1.27%
NAFTA 102.08 ▼0.1%
ARI 4,706 ▲0.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1739 EUR/GBP 0.8675 EUR/CHF 0.9166 EUR/ALL 95.3433 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3662 EUR/TRY 53.2999 EUR/JPY 185.02 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1739 EUR/GBP 0.8675 EUR/CHF 0.9166 EUR/ALL 95.3433 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3662 EUR/TRY 53.2999 EUR/JPY 185.02 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $79,180 ▼ -1.18% ETH $2,253 ▼ -0.69% XRP $1.4271 ▼ -0.02% SOL $90.8900 ▼ -3.4%
S&P 500 7,450 ▲0.66 % DOW 49,643 ▼0.24 % NASDAQ 26,418 ▲1.27 % NAFTA 102.08 ▼0.1 % ARI 4,706 ▲0.4 % S&P 500 7,450 ▲0.66 % DOW 49,643 ▼0.24 % NASDAQ 26,418 ▲1.27 % NAFTA 102.08 ▼0.1 % ARI 4,706 ▲0.4 %
EUR/USD 1.1739 EUR/GBP 0.8675 EUR/CHF 0.9166 EUR/ALL 95.3433 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3662 EUR/TRY 53.2999 EUR/JPY 185.02 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1739 EUR/GBP 0.8675 EUR/CHF 0.9166 EUR/ALL 95.3433 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3662 EUR/TRY 53.2999 EUR/JPY 185.02 EUR/CAD 1.6078
13 May 2026
Breaking
Politika

Projektligji për financimin e partive politike, Peleshi në ‘Venecia’ për opinion

Komisioni i Venecias ka njoftuar sot më 13 maj, se kryetari i Kuvendit Niko Peleshi i është drejtuar zyrtarisht me një kërkesë për opinion në lidhje me projektligjin “Për financimin e partive politike”. Kjo kërkesë lidhet me një draft të ri që synon të rregullojë në mënyrë të detajuar mënyrën sesi financohen subjektet politike në Shqipëri, si nga burimet private, ashtu edhe nga fondet publike.

Sipas njoftimit, përmes një shkrese të datës 27 prill 2026, Peleshi ka kërkuar vlerësimin e Komisioni i Venecias mbi këtë projektligj, i cili pritet të kalojë për diskutim dhe miratim në Sesionin e 147-të Plenar të institucionit më 12–13 qershor 2026. Drafti është hartuar pas një dakordësimi mes dy forcave kryesore politike në vend dhe synon të vendosë rregulla të reja dhe më të rrepta për financimin e partive.

Projektligji parashikon një sërë kufizimesh të forta mbi burimet e lejuara të financimit. Në listën e subjekteve të ndaluara për të dhuruar para për partitë përfshihen kompanitë që kanë kontrata koncesionare ose marrëveshje PPP me shtetin, bizneset e lojërave të fatit, si dhe ato që operojnë në fushën e kriptomonedhave. Po ashtu, ndalohet financimi nga organizata të huaja, institucione qeveritare apo joqeveritare të huaja, donatorë anonimë, organizata fetare, sindikata dhe organizata humanitare apo joqeveritare.

Gjithashtu, projektligji përjashton nga e drejta për të financuar partitë edhe individët e dënuar për vepra të rënda penale, si korrupsioni, pastrimi i parave, krimi i organizuar, trafiku i drogës dhe krimet zgjedhore.

Sa i përket kufijve të financimit, drafti përcakton që qytetarët e thjeshtë mund të dhurojnë deri në 200 mijë lekë në vit për një parti politike. Personat fizikë me NIPT mund të kontribuojnë deri në 500 mijë lekë në vit, ndërsa kompanitë deri në 1 milion lekë në vit.

Çdo donator, në momentin e dhurimit, duhet të firmosë një deklaratë ku konfirmon se nuk ndodhet në asnjë nga kategoritë e ndaluara nga ligji dhe mban përgjegjësi të plotë ligjore për çdo deklarim të pasaktë.

Projektligji rregullon gjithashtu financimin publik të partive politike përmes një Fondi Publik Vjetor, i cili nuk mund të jetë më i ulët se niveli i vitit të mëparshëm gjatë viteve jozgjedhore. Fondet shpërndahen sipas disa kritereve: 70% sipas numrit të deputetëve në Kuvend, 20% në mënyrë të barabartë për partitë parlamentare dhe ato që kanë marrë mbi 10 mijë vota, dhe 10% sipas përqindjes së votave për partitë që kalojnë pragun 1%.

Përfitimi i fondeve publike kushtëzohet me dorëzimin në kohë të raporteve financiare nga partitë politike. Për më tepër, parashikohet edhe një bonus shtesë prej 5% për subjektet që promovojnë barazinë gjinore dhe përfshirjen e të rinjve në strukturat e tyre.

Drafti parashikon masa të ashpra ndëshkuese për shkelje të mundshme të ligjit, përfshirë gjoba të konsiderueshme financiare për partitë që nuk respektojnë afatet e raportimit ose shkelin rregullat e financimit, me penalitete që mund të arrijnë në miliona lekë.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.