☁️
Tiranë 14°C · Vranët 21 Nëntor 2026
S&P 500 6,910 ▼3.7%
DOW 48,147 ▼1.93%
NASDAQ 22,618 ▼5.28%
NAFTA 83.41 ▲1.18%
ARI 3,515 ▼4.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
₿ CRYPTO
BTC $58,004 ▼ -5.9% ETH $1,638 ▼ -6.18% XRP $0.8944 ▼ -6.48% SOL $68.0900 ▼ -5.51%
S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 83.41 ▲1.18 % ARI 3,515 ▼4.62 % S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 83.41 ▲1.18 % ARI 3,515 ▼4.62 %
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
21 Nën 2026
Breaking
Politika

Projektligji ‘Për Shërbimet e Kujdesit Social’, Spahiu zbulon detajet: Më shumë mbështetje për familjet në ne

Në mbledhjen e radhës të Këshillit Kombëtar për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, në fokus të diskutimeve ishte projektligji i ri “Për shërbimet e kujdesit social”, i cili synon të sjellë ndryshime në organizimin dhe ofrimin e shërbimeve sociale në vend.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, bëri të ditur se projektligji synon rritjen e cilësisë së shërbimeve, zgjerimin e aksesit dhe forcimin e mbështetjes për individët dhe familjet në nevojë. Një nga risitë kryesore është ndryshimi i qasjes ndaj përfituesve, ku shërbimet do të përshtaten sipas nevojave konkrete të qytetarëve dhe jo anasjelltas.

Gjatë diskutimit me grupet e interesit, Spahiu theksoi se në ligjin e ri do të përfshihen vlerësimi profesional i nevojave, hartimi i planeve individuale të mbështetjes dhe menaxhimi i rastit, me qëllim që çdo individ apo familje të marrë shërbimin që i nevojitet.

“Sot dua të ndaj me ju dhe një vendimmarrje tjetër, që përsëri dhe kjo është e kërkuar nga ju, që shërbimi duhet të përshtatet me qytetarin. Pra, jo qytetari të shkojë të gjejë shërbimin që i takon, por shërbimi duhet të përshtatet me qytetarin. Kjo është arsyeja pse ne kemi vendosur që në këtë ligj të përfshijmë fillimisht vlerësimin profesional të nevojave, planin individual të mbështetjes dhe menaxhimin e rastit”, u shpreh ministrja Spahiu.

Projektligji parashikon gjithashtu zgjerimin e shërbimeve pranë familjes dhe komunitetit, duke i dhënë përparësi mbështetjes në mjedisin ku jetojnë qytetarët dhe alternativave ndaj kujdesit institucional. Një tjetër risi është përfshirja e kujdesit afatgjatë në sistemin e shërbimeve sociale, veçanërisht për të moshuarit dhe personat që kanë nevojë për mbështetje të vazhdueshme.

Ndryshimet e propozuara synojnë edhe forcimin e rolit të bashkive në identifikimin e nevojave, planifikimin dhe garantimin e vazhdimësisë së shërbimeve në territorin e tyre. Në të njëjtën kohë, parashikohet forcimi i financimit përmes Fondit Social Qendror dhe krijimi i Fondit Social Vendor, me qëllim që burimet të orientohen drejt nevojave konkrete të qytetarëve.

Një tjetër element i projektligjit është krijimi i një Agjencie të profilizuar për çështjet sociale, përmes transformimit të Shërbimit Social Shtetëror, si dhe forcimi i standardeve, monitorimit, licencimit dhe inspektimit të shërbimeve.

Sipas ministres Spahiu, rëndësi do t’i kushtohet edhe rritjes së kapaciteteve profesionale dhe institucionale, veçanërisht në nivel vendor, si dhe përafrimit të legjislacionit me standardet evropiane.

Përmes këtij projektligji synohet që qytetarët të kenë më shumë mundësi për të përfituar shërbime pranë banesës, një sistem më të koordinuar mbështetjeje dhe garanci më të qarta për cilësinë e shërbimeve sociale. Ndërkohë, përfaqësuesit e grupeve të interesit kanë ndarë vlerësimet dhe propozimet e tyre për përmirësimin e kuadrit ligjor dhe forcimin e sistemit të kujdesit social.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.