☁️
Tiranë 13°C · Vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $75,830 ▼ -0.04% ETH $2,232 ▼ -0.21% XRP $1.1565 ▼ -0.53% SOL $89.2300 ▼ -0.66%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
Kronika

Projektligji, të huajt mund të blejnë tokë bujqësore në Shqipëri 7 vite pasi të anëtarësohemi

Të huajt mund të blejnë tokë bujqësore në Shqipëri por kjo do të jetë e mundur 7 vite pasi vendi të jetë anëtarësuar. Një projektligj i nxjerrë për konsultim nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural “Për kalimin në pronësi të tokës bujqësore tek personat fizikë dhe juridikë të huaj”, hap rrugën për blerjen e tokës bujqësore nga shtetas dhe kompani të huaja, me efekt pas anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Projektligji përcakton se “personat fizikë dhe juridikë të huaj mund të fitojnë të drejtën e pronësisë mbi tokën bujqësore private ose për tokën bujqësore e përfshirë në fondin ‘tokë bujqësore shtetërore e disponueshme ’”.

Sipas draftit, e drejta e blerjes do të kufizohet “për 2 ha brenda një bashkie dhe deri 30 ha në shkallë Republike”.

Dokumenti specifikon se personat e huaj “kanë të drejtë të blejnë tokën bujqësore vetëm për investime në fushën e bujqësisë si në pronë shtetërore ose private”. Projektligji përcakton gjithashtu se “kalimi i së drejtës së pronësisë lejohet vetëm për tokën bujqësore dhe nuk përfshin kategori të tjera të pasurive të paluajtshme”.

Në nenin për kriteret e fitimit të pronësisë, drafti parashikon që personat fizikë dhe juridikë të huaj mund të fitojnë tokë bujqësore vetëm nëse “janë rezident të përhershëm në Republikën e Shqipërisë për një periudhë jo më pak se 5 vjet”.

Po ashtu, ata duhet “të kenë zhvilluar veprimtari bujqësore ose agrobiznesi në Republikën e Shqipërisë, të dokumentuar për të paktën 3 vjet”, si dhe “të kenë arsim ose përvojë profesionale në fushën e bujqësisë”.

Drafti kërkon gjithashtu që aktiviteti të ushtrohet “përmes një shoqërie tregtare të regjistruar në Republikën e Shqipërisë”. Projektligji ndalon tjetërsimin e tokës bujqësore në favor të të huajve kur prona “është objekt i dosjeve për kthimin dhe kompensimin e ish-pronarëve”, “është objekt i projekteve ose investimeve strategjike”, apo “shtrihet në zona me karakter ushtarak ose me rëndësi të veçantë për sigurinë kombëtare”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.