Tiranë 16°C · Pjesërisht vranët 20 April 2026
S&P 500 7,103 ▼0.32%
DOW 49,354 ▼0.19%
NASDAQ 24,365 ▼0.42%
NAFTA 87.19 ▲5.57%
ARI 4,829 ▼1.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123
₿ CRYPTO
BTC $75,852 ▲ +1.36% ETH $2,317 ▲ +0.77% XRP $1.4264 ▲ +0.92% SOL $85.7100 ▲ +0.6%
S&P 500 7,103 ▼0.32 % DOW 49,354 ▼0.19 % NASDAQ 24,365 ▼0.42 % NAFTA 87.19 ▲5.57 % ARI 4,829 ▼1.03 % S&P 500 7,103 ▼0.32 % DOW 49,354 ▼0.19 % NASDAQ 24,365 ▼0.42 % NAFTA 87.19 ▲5.57 % ARI 4,829 ▼1.03 %
EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123
20 Apr 2026
Breaking
Maqedonia

Prokuroria: Dëshmitë e ADN-së, kyçe në aktakuzën kundër gjyqtarit Ristov, për 350.000 eurot e vendosura në mur

Gjurmët e ADN-së të gjetura në materialet me të cilat ishin mbështjellë paratë e fshehura janë një nga provat kyçe mbi të cilat Prokuroria e bazon aktakuzën kundër gjyqtarit të Apelit, Gjoko Ristov.

Gjurmët e ADN-së të gjetura në materialet me të cilat ishin mbështjellë paratë e fshehura janë një nga provat kyçe mbi të cilat Prokuroria e bazon aktakuzën kundër gjyqtarit të Apelit, Gjoko Ristov.

Sipas Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ekspertizat biologjike kanë dëshmuar pa dyshim se pikërisht Ristov i ka manipuluar dhe fshehur mjetet financiare, të cilat u gjetën brenda një muri në shtëpinë e prindërve të tij në Negotinë.

Sipas Prokurorisë, gjatë hetimit janë siguruar prova të forta dhe të pakundërshtueshme se Ristov ka fshehur para për të cilat nuk ka mundur të dëshmojë prejardhje të ligjshme dhe që, sipas tyre, i ka manipuluar dhe fshehur personalisht.

“Ajo që ishte dyshim i bazuar në fillim të hetimit, në fund vetëm u konfirmua. I akuzuari ofroi mbrojtje, por rrjedha e hetimit e demantoi plotësisht dhe e forcoi edhe më shumë tezën tonë”, deklaroi Haxhi Vasileva pas brifingut të sotëm në Prokurori.

Paratë u gjetën në një hapësirë brenda murit në shtëpinë e prindërve të gjyqtarit në Negotinë, të paketuara në disa pako të veçanta. Sipas Prokurorisë, Ristov personalisht i ka fshehur mjetet, për çka ekzistojnë prova materiale, përfshirë edhe gjurmë biologjike (ADN) në materialet (folie alumini) me të cilat ishin mbështjellë shumat e parave.

“Me ekspertizën e gjurmëve biologjike konstatuam se pikërisht i akuzuari është personi që i ka fshehur këto para”, tha prokurorja, duke shtuar se në hapësirë janë gjetur edhe fletë me shënime dhe numra të lëndëve që, sipas Prokurorisë, tregojnë përdorimin e saj nga ana e Ristovit.Megjithëse në këtë fazë Prokuroria nuk pretendon drejtpërdrejt se gjyqtari ka pranuar ryshfet, Vasileva theksoi se provat e siguruara tregojnë për praktika të tregtisë me ndikim dhe ndërmjetësim korruptiv.

“Ne ende nuk pretendojmë, as me vetë aktakuzën, se i akuzuari ka pranuar drejtpërdrejt ryshfet. Megjithatë, mund të themi se edhe në të kaluarën kanë ekzistuar praktika të shumta, për të cilat kemi prova, që tregojnë për tregti me ndikim dhe veprime korruptive në mënyrë të tërthortë”, tha ajo.

Prokuroria ka propozuar edhe konfiskimin e pasurisë për të cilën ekziston dyshimi se është përfituar në mënyrë të paligjshme. Sa i përket përfshirjes së mundshme të anëtarëve të familjes, prokurorja theksoi se çështja është e drejtuar ekskluzivisht kundër Gjoko Ristovit, ndërsa rrjedhat financiare të bashkëshortes janë analizuar vetëm nga aspekti i prejardhjes së pasurisë.

Në pyetjen e gazetarëve nëse ish-avokati i shtetit, Fehmi Stafa, i dënuar më parë në një rast të lidhur, do të thirret si dëshmitar, Vasileva u përgjigj se “në këtë fazë nuk ka nevojë për një gjë të tillë”.

Rasti kundër gjyqtarit Ristov buron nga hetimi ndaj avokatit Fehmi Stafa, i cili në dhjetor 2025 u kap në flagrancë duke marrë 20.000 euro, pjesë e një shume nga një marrëveshje prej 100.000 eurosh, të destinuara për ndikim të paligjshëm ndaj një gjyqtari të Apelit për heqjen e masës së paraburgimit. Stafa e pranoi fajin, arriti marrëveshje me Prokurorinë dhe u dënua me një vit e tre muaj burg.

Siç njoftoi sot prokurorja, megjithëse në këtë rast konkret paratë nuk kanë arritur te gjyqtari, kontrollet e mëvonshme çuan në zbulimin e gjithsej 350.000 eurove, për të cilat, sipas Prokurorisë, Gjoko Ristov nuk ka dëshmi për prejardhje të ligjshme dhe nuk i ka deklaruar.

“Ky rast hapi shumë drejtime, ne jemi aq sa jemi dhe burimet janë këto, por do të hetojmë më tej gjithçka që mundem”, theksoi Haxhi Vasileva.

Procedura kundër gjyqtarit të Apelit vazhdon, ndërsa Prokuroria paralajmëroi se, nëse ka dyshime, do të ndërmarrë veprime të mëtejshme për të hetuar përfshirjen e mundshme edhe të personave të tjerë./TV21/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.