Prokuroria kërkon 3 vite burg për ish – Ministrin Ksera
Prokuroria ka dhënë pretencën për ish – Ministrin e Punës, Spiro Ksera, duke kërkuar 3 vite burg.
Ksera akuzohet për vjedhje duke shpërdoruar detyrën.
Më herët gjykata pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar të ish – Ministrit, ndaj Ksera përfiton uljen e dënimit me një të tretë.
Gjykimi i shkurtuar iu është pranuar edhe 4 persona të tjerë, të cilët janë të pandehur në këtë procedim penale. I vetmi që ka kërkuar gjykim normal ka qenë Kleves Bitro, ish-Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së punës.
Sipro Ksera u arrestua në Janar të këtij viti pasi Prokuroria e Tiranës faktoi se ai i kishte vjedhur buxhetit të shtetit 30 milionë lekë.
6 persona, sipas hetimeve kishin krijuar një skemë fiktive ku lëvroheshin fonde kryesisht në ndihmë të komunitetit rom. Pavarësisht se paratë dilnin nga buxheti i Ministrisë në të vertëtë ato nuk harxhoheshin për këtë kategori persona. Aktivitete në ndihmë të romëve nuk realizoheshin.
Nëpërmjet flasifikimeve, montazhit dhe përdorimit të fotoshopit aktivitet ato shënoheshin të kryera.