Tiranë 22°C · Pjesërisht vranët 04 June 2026
S&P 500 7,554 ▼0.74%
DOW 50,687 ▼1.21%
NASDAQ 26,854 ▼0.89%
NAFTA 94.28 ▼1.81%
ARI 4,501 ▲0.77%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $63,023 ▼ -6.22% ETH $1,759 ▼ -6.4% XRP $1.1571 ▼ -6.75% SOL $68.5400 ▼ -8.8%
S&P 500 7,554 ▼0.74 % DOW 50,687 ▼1.21 % NASDAQ 26,854 ▼0.89 % NAFTA 94.28 ▼1.81 % ARI 4,501 ▲0.77 % S&P 500 7,554 ▼0.74 % DOW 50,687 ▼1.21 % NASDAQ 26,854 ▼0.89 % NAFTA 94.28 ▼1.81 % ARI 4,501 ▲0.77 %
EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113
04 Jun 2026
Breaking
Kosova

Prokuroria po interviston dëshmitarë dhe të dyshuar për incidentin në Skenderaj

Valon Preteni, nga Prokuroria e Mitrovicës, ka deklaruar se janë duke u intervistuar dëshmitarë dhe të dyshuar në lidhje me rastin e sotëm në Skenderaj, ku është sulmuar kandidati për deputet dhe zëvendësministri në detyrë të Financave, Hysni Mehani.

“Po, mund të konfirmojmë se janë duke u intervistuar dëshmitarë dhe të dyshuar në lidhje me rastin. Prokurorja ka qenë gjatë tërë pasdites në Skenderaj, ku janë mbledhur prova në lidhje me rastin”, ka thënë Valon Preteni nga Prokuroria e Mitrovicës.

Ndryshe, kryetari i degës së Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) në Skenderaj, Hysni Mehani, dhe aktivisti Bahri Zabeli kanë deklaruar të enjten se janë sulmuar nga kryetari i komunës, Sami Lushtaku nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dhe njerëzit e tij, të cilët Mehani i ka quajtur “banda e Lushtakut”.

Rasti u bë publik fillimisht nga Zabeli përmes një postimi në Facebook në emër të Mehanit, ku lajmëronte se ishte rrahur dhe se i ishte marrë telefoni.

LVV reagoi duke publikuar një foto të Mehanit, ku shihet i gjakosur në fytyrë, dhe duke pretenduar se sulmi ka ndodhur në një kafene në qendër të Skenderajt, ku Mehani po pinte kafe me ish-deputeten Arjeta Fejza dhe aktivistë të partisë.

Nga ana e tij, Lushtaku ka mohuar që të ketë kryer sulmin, duke thënë se qytetarët reaguan pas etiketimeve si “Sami Serbia”.

Ai ka shkruar në Facebook se pushteti i Albin Kurtit përmes mekanizmave të tij tentoi ta sulmonte dhe se nuk mund të tolerojë etiketimet ndaj tij.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.