☁️
Tiranë 18°C · Vranët 17 May 2026
S&P 500 7,409 ▼1.24%
DOW 49,526 ▼1.07%
NASDAQ 26,225 ▼1.54%
NAFTA 101.02 ▲4.23%
ARI 4,562 ▼2.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985 EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985
₿ CRYPTO
BTC $78,359 ▲ +0.35% ETH $2,191 ▲ +0.63% XRP $1.4226 ▲ +1.03% SOL $86.8800 ▲ +0.8%
S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 % S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 %
EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985 EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985
17 May 2026
Breaking
Kronika

Prokuroria siguron pamje filmike të bashkëshortit të gjyqtares Majlinda Andrea

Odhise Andrea, është filmuar dhe fotografuar duke marr qesen e mbushur me 50 mijë euro nga Petraq Dashi me cilësinë e ndërmjetësit.  ABC News ka mësuar se prokuroria e përgjithshme me ndihmën e agjentëve të policisë së shtetit, ka dokumentuar me cilësinë e provës, fotografit dhe videon e regjistruar kur Këshilltari në Komisionin e Sigurisë Kombëtare në Kuvend merr parat. Këto para, sipas akuzës, vetëm pak minuta para takimit mes Odhise Andreas dhe Petraq Dashit, ky i fundit i ka marr në dorëzim nga dy të dyshuarit Ilia Çabiri dhe Eleni Lino të cilët janë filmuar.
Sipas akuzës, gjithçka ka nisur rreth dy muaj më parë, pas informacioneve se dy shtetas nga Saranda po interesohen të paguajnë një shumë të konsiderueshme parash në Gjykatën e Lartë për të marr pronën e tyre me sipërfaqe rreth 40 hektar. Pas këtij informacioni, është regjistruar si procedim penal duke vendosur në përgjim disa numra telefonit. Gjatë kësaj kohe, thuhet në dosje, hetuesit kanë pikasur disa telefonata implikuese mes shtetasve Ilia Çabiri e Eleni Lino dhe shtetasin Petraq Dashi.
Ky i fundit kishte njohje me bashkëshortin e gjyqtares Majlinda Andrea, i cili i kishte marr përsipër dhënien e vendimit në favor të tyre kundrejt 50 mijë eurove. Burimet thonë se me datë 11 korrik, një ditë para shpalljes së vendimit në dhomën e këshillimit nga tre gjyqtarët me relator Maljinda Andrea, dy sarandiotët Ilia Çabiri e Eleni Lino i dorëzojnë parat ndërmjuetësit Petraq Dashi. Vetëm pak minuta pasi merr parat Dashi i dorëzon bashkëshortit të gjyqtares në një local, të pashqetësuar.
Të nesermen, me datë 12 korrik, ashtu siç i kishin premtuar vendimi jepet në favor të dy sarandiotëve.
Por me datë 13 korrik, prokuroria dyshon se informacioni rrjedh duke i njoftuar bashkëshortët Andrea për vëzhgimin. Pasi marrin dijeni, Odhise Andrea së bashku me Petraq Dashin paraqiten përsëri pranë një noteri ku deklarojnë se parat janë marr borxh. Por pavarësisht këtij veprimi për të fshehur parat e marr na formë ryshfeti, çifti Andra mbrëmjen e së pretmës largohen nga Shqipëria. Pikërisht ditën kur prokuroria i kërkoi Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, kolegëve të gjyqtares Majlinda Andrea ta pezullojnë atë nga detyra dhe të caktojnë masën e sigurisë “arrest me burg” për bashkëshortin e saj Odhise Andrea.
Të shtunën, gjykata zbardhi vendimet e masës së sigurisë, por çifti Andera ishte larguar drejt Italisë nga porti i Durrësit. Ku paaraditen e së hënës, gjyqtarja e pezulluar nga detyra me vendim gjykate është kthyer e vetme në Shqipëri ku pritet të merret në pyetje në ditët në vazhdim. Ndërsa bashkëshorti Odhise Andrea vazhdon të jetë në kërkim me masën e sigurisë “arrest me burg” pasi nuk është kthyer.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.