Propozimet e kreditorëve, do të shkatërrohet turizmi në greqi
Dy ndër sektorët më konkurrues të shtetit grek, turizmi dhe anijet, siç duket do të vuajnë nga propozimet e bëra nga kreditorët, që mundësojnë rritjen e taksimit për to.
Kreditorët po kërkojnë një rritje takes sipas kapaciteteve të anijeve, bazuar edhe në fitimet e kompanive të tilla dhe strukturave ligjore me të cilat ata operojnë.
Kjo lëvizje, kërcënon sipas mediave vendase drejtëpërdrejtë këtë sektor, i cili kontribuon me rreth 7 % të PBB-së së shtetit, me 192 mijë vende pune, sipas të dhënave nga Fondacioni e Kërkimeve Ekonomike dhe Industriale dhe Banka e Greqisë.
Eurozona dhe FMN-ja kanë propozuar që të shtohet taksa e akomodimit të hotelit nga 6.5 në 23 %, ndërkohë që tvsh në shërbime që ofrojnë ushqimin nga 13 në 23 %.
“ Nqs kjo implementohet, rezultati do të jetë shkatërrues, do e vendosë turizmin jashtë konkurrencës së rajonit dhe më gjerë, do shtojë kostot dhe s’do të ketë më turistë. “ – ky ishte reagimi i Shoqatës së Turizmit Grek, raporton Kathimerini.