Protesta, 16-vjeçari heq maskën dhe flet për dorëheqjen e Ramës: Rrezikoj jetën për t’u rrahur nga policët, shokët ja
Një i mitur pjesëmarrës në protestë sot te Ministria e Arsimit, hoqi maskën dhe foli për dhunën e Policisë.
16-vjeçari tha se nuk ishte kriminel, as shokët e tij dhe kërkoi dorëheqjen e Ramës.
“Më mbushen sytë me lot, kur kujtoj jo vetëm unë, por të gjithë ata që janë rrahur dhe janë arrestuar, kanë nëna në shtëpi që i presin. Unë nuk jam kriminel, as këta që janë rrahur.
Janë të rinj që kërkojnë të drejtat tona. Për një të ardhme sa më të mirë për popullin tonë. Na lejoni të protestojmë, hiqeni Ramën, ju lutem. Mundohuni, hiqni kapelen, do të bashkohen me ju. Unë jam gjimnazist, po kërkoj për të ardhmen time, dua një të ardhme sa më të mirë.
Jam 16 vjeç, rrezikoj jetën ditë për ditë për t’u rrahur nga policët dhe për t’u arrestuar, vetëm për të dalë në protestë për të hequr Ramën. Nuk dua të jem më në këtë vend, nuk dua të ikë më njeri nga ky vend për fajin e Edi Ramës. Nuk kanë faj të rinjtë që largohen nga Shqipëria. Do të vazhdojmë me të njëjtin ritëm proteste, nuk duam të na rrahin, ne nuk jemi të tillë që të mos tregohemi agresivë. Kemi bërë 5 muaj protestë paqësore, nuk i mjaftonte, nuk jep njeri dorëheqjen.
Unë nuk jam dhunuar, janë dhunuar shokët e mi, janë arrestuar. Janë mbajtur më shumë se ç’duhet në rajon, janë pyetur më shumë se ç’duhet, janë thjesht minorenë. Prindërit nuk ishin dakord për të dalë në protestë, por i binda që dua të dal për të ardhmen time”, tha gjimnazisti.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.