☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 17 August 2026
S&P 500 7,745 ▼0.52%
DOW 53,460 ▼0.51%
NASDAQ 26,645 ▼0.32%
NAFTA 84.91 ▲3.05%
ARI 4,472 ▲0.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $64,400 ▲ +2.11% ETH $1,907 ▲ +1.26% XRP $1.0030 ▲ +0.34% SOL $75.9800 ▲ +1.24%
S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 84.91 ▲3.05 % ARI 4,472 ▲0.79 % S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 84.91 ▲3.05 % ARI 4,472 ▲0.79 %
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
17 Aug 2026
Breaking
Politika

Protesta/ Bardhoshi: Qytetarët po kërkojnë të drejtën për të vendosur

Protestat që po hyjnë në javën e tyre të dytë, e kanë tejkaluar tanimë kauzën fillestare të gardhit në ‘Zvërnec,’ duke ngritur kështu një pikëpyetje më të madhe, se kush e ka tagrin të vendosë se çfarë ndodh me hapësirën publike ?

Antropologu Nebi Bardhoshi thotë për Apostrof Podcast nga Bjorn Runa se slogani « Shqipëria nuk është në shitje » kap pikërisht thelbin e momentit, pasi është një kërkesë për t’u rikthyer tek qyteti : e drejta e njerëzve për të mos u trajtuar si spektatorë apo si pengesë, por si pronarë politikë të vendit në të cilin jetojnë.

Bardhoshi reflekton gjithashtu në lidhje me domethënien e një proteste pa udhëheqës, rolin e të rinjve dhe gjeneratës Z, privatizimin e hapësirës publike dhe paaftësinë e shtetit post komunist për të ndërtuar një marrëdhënie të vërtetë besimi mes qytetarëve dhe institucioneve

Ai sugjeron se, ajo çka e bën të rëndësishëm momentin në të cilin gjendemi, është jo vetëm numri i njerëzve në rrugë, por fakti se shoqëria shqiptare duket se po arrin më në fund të rizbulojë vetveten. Pas dekadash fragmentarizimi dhe lodhjeje nga politika, qytetarët po kuptojnë se bashkëndajnë të njëjtat probleme dhe potencialisht edhe zgjidhje të përbashkëta.

Thelbi, shprehet Bardhoshi, është se kjo është një protestë ku zemërimi qytetar po drejtohet ndaj një sistemi që iu kërkon njerëzve t’i besojnë zhvillimit, por duke i mbajtur ata gjithnjë e më larg hapësirave ku merren vendimet.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.